Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Konferenca e Jashtëzakonshme”. DW komenton thirrjen e Presidentit Meta

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Konferenca e Jashtëzakonshme”. DW komenton thirrjen e Presidentit Meta

Në një konferencë shtypi, të paralajmëruar nga presidenca si të jashtëzakonshme, Presidenti Meta deklaroi sot (22.11.2019) se do t’i drejtohet popullit shqiptar për referendum në mbrojtje të Kushtetutës.

“Shqipëria do të drejtohet vetëm me Kushtetutë, jo me rezolutë. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për të bërë referendum në mbrojtje të Kushtetutës. Le të jetë populli shqiptar nëse vendos të rikthehet në diktaturë apo të mbrojë demokracinë. Referendumi është demokracia direkte. Presidenti do të bëjë gjithçka që kjo e drejtë të ushtrohet,“ deklaroi Presidenti në konferencën e jashtëzakonshme.

 

Ku është shkelur Kushtetuta?

Autori i shkeljes së Kushtetutës, sipas Presidentit Meta, është Kryeministri Rama, që po „e shkel atë hapur dhe dhunshëm me qëllimin e vetëm të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij“.

„Jemi në kushtet ku qeveria nuk është llogaridhënëse ndaj askujt në Republikën e Shqipërisë, ku pushteti ekzekutiv është unifikuar me pushtetin legjislativ, ku nga Kuvendi i Shqipërisë janë dorëhequr 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës, ku numrin kushtetues të përcaktuar qartë prej 140 deputetësh të Kuvendit Rama nuk e plotëson dot më prej gati 10 muajsh, ku ka kapur të gjitha bashkitë e vendit, në një proces antiligjor me votime njëpartiake, duke dhunuar edhe parimin kushtetues të autonomisë vendore; ku vendi është lënë qëllimisht për dy vite radhazi pa Gjykatë Kushtetuese dhe ku po bëhet çmos për bllokimin e mëtejshëm të krijimit të saj siç e parashikon Kushtetuta“ tha Presidenti Meta.

Ai premtoi se “do të qëndrojë si kryegarant i Kushtetutës dhe do t’i kundërvihet me gjithë forcat përpjekjeve shkatërrimtare dhe antikombëtare“.

Meta e cilësoi në Kushtetutën e miratuar në vitin 1998 “si më demokratiken që ka patur ndonjëherë Shqipëria“. Ai tha se ajo „u zhbë në errësirë, brenda natës në vitin 2008 nga marrveshja politike e partive“. Ishte PS, atëhere në opozitë dhe PD në pushtet me kryetar dhe kryeministër Berishën, që bënë ndryshime kushtetuese në sistemin zgjedhor, nxorrën jashtë loje partitë e vogla dhe i dhanë pushtet kryetarëve të partive, që bëjnë zgjedhjen e kandidatëve për deputëtë dhe kandidatëve për kryetarë bashkie.

“Si pasojë e kësaj marrëveshjeje, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk përfaqësojnë më vullnetin e drejtpërdrejtë të popullit dhe të qytetarëve shqiptarë, por vetëm vullnetin e kryetarëve të partive“ tha Meta në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit.

“Kushtetuta u kthye në një rregullore me data dhe afate, të shkelura që të gjitha”

Sipas Metës, ndryshimet që iu bënë Kushtetuës për t’i hapur rrugën Reformën në Drejtësi, të miratuara me unanimitet me votat e 140 deputetëve të Kuvendit, shkaktuan deformime të tjera.

“Kushtetuta, nga dokumenti themeltar i shtetit që lartëson parimet, u kthye në një rregullore me data dhe afate, të cilat për fat të keq janë shkelur që të gjitha. Ky tejkalim afatesh ka shkaktuar një kaos kushtetues dhe ligjor, që po çon në paralizimin dhe destabilizimin e të gjithë sistemit të drejtësisë në vend“ theksoi Ilir Meta.

Ai tha se zbatimi i reformës në drejtësi „vazhdon të jetë i njëanshëm dhe larg transparencës“, se vendi ka mbetur pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese, se „po dhunohen të drejtat e qytetarëve në mënyrë arbitrare, duke u rrëmbyer pronën, shtëpitë e bizneset në mes të ditës,  kanë kaluar mbi 20 ligje antikushtetuese që cenojnë hapur interesin publik”. Ai shto se qeveria, “për të pasuruar një kastë oligarkësh, që i shërben asaj verbërisht, ka krijuar një borxh që qytetarët shqiptarë do të duhet ta shlyejnë në 20 vitet e ardhshme“.

Me referendumin popullor, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se dëshiron të mbrojë “Kushtetutën dhe demokracinë nga përqëndrimi i të gjitha pushteteve në duart e kryemnistrit Rama.“/DW

 

Tags: DWilir metareferendum

TË LIDHURA

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet
Aktualitet

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

09:37 | 15/01/2026
Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit
Aktualitet

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

09:10 | 15/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier
Aktualitet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

20:51 | 14/01/2026
Next Post
Fieraku lëvizte me shpejtësi me 172 km/h. Policia mesazh shoferëve (VIDEO)

Fieraku lëvizte me shpejtësi me 172 km/h. Policia mesazh shoferëve (VIDEO)

“Kush kryen krim elektoral, nuk del jashtë vendit”/ Vasili: Landfillit nuk i rr*het fare

"BE eksperimentoi në kurriz të shqiptarëve"/ Vasili i "ashpër" me ndërkombëtarët

Shtetet e Ballkanit, fushë e lojërave ruse të spiunazhit

Shtetet e Ballkanit, fushë e lojërave ruse të spiunazhit







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet
Aktualitet

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

by mirseda
09:37 | 15/01/2026
0

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut. Në një reagim në rrjetet sociale, ai...

Histori horrori nga protestuesit në Iran:E mbajta trupin e pajetë të gruas sime për një orë e gjysmë

Histori horrori nga protestuesit në Iran:E mbajta trupin e pajetë të gruas sime për një orë e gjysmë

09:23 | 15/01/2026
Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

09:10 | 15/01/2026
Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

22:55 | 14/01/2026
Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com