Abc News vijon sot publikimin e pjesës së dytë të intervistes së gazetarit Artan Hoxha me Dritan Rexhepin, 40 vjeçarit nga Velça, i dënuar aktualisht me 13 vite burg për trafik ndërkombëtar kokaine, në burgun e sigurisë së lartë në kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.
Në këtë pjesë të intervistës, Rexhepi tregon se nuk ka njohje me Altin Hajrin dhe grupin e tij në Shijak. Madje bën thirrje se kush ka informacion për vendodhjen e trupit të viktimes, Jan Prenga, të ndihmojë autoritetet që kufoma e tij ti kthehet familjes.
Më tej, Rexhepi rrefen për të kaluarën e tij, se si u perfshi në botën e krimit, ndërsa kishte nisur studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
I njohur tashmë nga mediat në Europë si bosi shqiptar më i rëndësishëm i narkotrafikut, i arrestuar në vendin e largët në Amerikën Latine, Rexhepi tregon se drejtimi që mori jeta e tij e ka çuar në një burg të ashpër, me rrezikun dhe kërcënimin e humbjes së jetës çdo ditë. Pasi ai ka qendruar në të njëjtin burg të sigurisë së larte ku ndodhen dhe dy bosët kryesorë të organizatave më të mëdha të narkotrafikut në Ekuador. Qendrimi në qelitë e burgjeve italiane, spanjolle, holandeze, belge dhe ekuadoriane, i kanë dhënë mundësinë të kontaktojë me personazhe nga më të rregjurit e botës së krimit.
Në një moment, 40-vjeçari që tashmë pret të ekstradohet brenda disa muajsh drejt vendit të tij, tregohet i penduar për jetën që ka bërë, shkruan “abcnews.al”.
Por tashmë ka shkuar aq larg në bëmat e tij sa i duket e pamundur të ketë një rrjedhë normale për jetën e mbetur.
Ai pranon faktin se është arratisur disa herë nga burgjet e Shqipërisë apo vendeve të BE-së, dhe do ta bënte serish një gjë të tillë nëse do ti jepej mundësia.
E pranon se është marrë me trafik ndërkombetar droge, në Holande, Itali e Belgjikë. Për këte gjen si justifikim faktin se nuk kishte mundësi tjetër për të mbijetuar, pasi vazhdimisht ishte një nga personat më të kërkuar nga Interpoli, dhe për të nuk mund të kishte një mundësi tjetër në rrugë të ndershme për të punuar.
I shpallur në kërkim ndërkombetar nga të paktën 6 vende të Europës. I dyshuar dhe i vënë në hetim edhe në disa vende të tjera, si Gjermani apo Austri për organizim të narkotrafikut nga Amerika Latine, burimi i origjinës së kokainës drejt tregut me të pasur në botë të narkotikëve, Bashkimit Europian.
Me të paktën 3 kartela të kuqe nga Interpoli në momentin e arrestimit më 26 qershor 2014, Rexhepi duket se është personazhi tipik që ka gjithe kontaktet e duhura me kartelet e Ekuadorit për të siguruar “mallin e bardhë” që vërshon rrugëve të kontinentit të vjetër duke gjeneruar qindra milionë euro për botën e krimit.
I akuzuar dhe i dënuar për krime të rënda, duke filluar nga vrasje policesh deri të trafiku ndërkombetar i kokainës, në Shqipëri, Itali, Spanjë, Belgjikë, Holande, Angli, Ekuador etj, i arrestuar dhe i arratisur nga disa burgje të sigurisë së lartë, Dritan Rexhepi duket sikur studimet mbi ligjin që i nisi në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, i përfundoi në çdo shtet ku u burgos dhe u detyrua të dalë përpara gjyqit si i pandehur.
Aktualisht ai ndodhet në burg prej më shumë se 5 vitesh e 7 muajsh, i dënuar me 13 vite burgim si pjesë e një organizate ndërkombëtare që po trafikonte 249 kg kokaine, Rexhepi është në pritje të dy gjykimeve, në Gjykatën e Lartë të Ekuadorit, dhe në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.
Ai ka miratuar ekstradimin nga Ekuadori drejt Shqipërisë dhe shpreson të rikthehet në Shqipëri pas gati 15 vitesh arratie për të qenë sëpaku më pranë familjes
Abcnews.al sjell PJESËN E DYTË të intervistës që gazetari investigativ Artan Hoxha zhvilloi me Gramoz (Dritan Rexhepin) nga burgu i Kuitos në Ekuador.
Grupi herimor pretendon se ju keni folur me familjen Prenga dhe u keni thene se kush e ka kufomen e vellait te tyre, madje u keni treguar dhe emrat e personave qe kane kryer pengmarrjen, behet fjale per shtetasit, Gentian Doci, Altin Hajri, Korado Doda?
Nuk ka asgje te vertete, po te them qe nuk kam folur me askend nga keta persona qe permenden aty. Madje as nuk i njoh dhe as i kam takuar kurre keta persona.
Po me Altin Hajrin ke njohje, ke kontaktuar ndonjehere me te?
Policia e ka gjetur vet kush ka folur me kete person dhe cdo gje tjeter rreth tij. As e njoh dhe as kam folur kurre me kete person, as e kisha degjuar ndonjehere me pare.
Po pse e kane lidhur me emrin tuaj me kete ngjarje?
Kete deshiroj ta mesoj edhe une, se ma kane bere familjen nje grusht dhe prinderit i kam ne moshe te thyer. Mbas gjithe kesaj qe ka ndodhur edhe une vet jam shume i interesuar per te pare kush fshihet pas kesaj historie. Madje i bej thirrej cdo personi qe ka dijeni mbi vendin ku mund te jete fshehur trupi i viktimes, te njoftoje autoritetet qe familjaret e tij te kene nje mundesi ku te ngushellohen per dhimbjen e tyre.
Ne momentin e arrestimit tuaj ne Ekuador, ju ishit ne listen e 10 personave me te kerkuar nga Interpoli, nderkohe ne adresen tuaj ishin leshuar 3 kartela te kuqe arrestimi nga vendet e BE-se. Ne listen e 18 personave me te kerkuar qe policia britanike ka publikuar me 4 shkurt 2013, emri juaj perfshihej ne 10 te paret per rrezikshmeri shume te larte. Pse ka ndodhur ky fakt?
Nuk e di kete gje, por mbase ka ndikuar fakti qe une jam arratisur disa here nga burgu, ne Shqiperi, Itali apo Belgjike. Policia Britanike me sa di une nuk ka publikuar kurre asgje ndaj meje, sepse une nuk kam shkelur kurre ne ishull e aq me pak te kem patur probleme.
Ne Angli publikimin qe une jam pare aty e ka dhene nje agjensi private investigimi nga nje telefonate anonime, ndersa une ndodhesha ne Ekuador. Shkrimin e bazuar mbi kete agjensi e ke te publikuar edhe sot ne internet.
Pastaj bazuar mbi kete shkrim lajmet ne Shqiperi apo dhe ne disa vende te tjera te Europes u manipuluan apo e trilluan historine per tu dukur me e bukur, mbase per te terhequr me shume vemendjen e publikut.
Situata ishte identike si u veprua ne 2006-en apo sic po fryhet tani me rastin e fundit. Per te vertetuar kete kam vulat ne pasaporten qe kam perdorur ne ate kohe. Ky informaciom me pas u publikua nga mediat qe e intriguan si histori te vertete, gati ne te njejten menyre si po sillen dhe ne rastin e tanishem.
Aktualisht sa denime te tjera jane dhene per ju ne Europe?
Fillimisht ne Shqiperi me dhane burgim te perjetshem, por pastaj ceshtja u rigjykua dhe u vendos me 25 vite burg. Ky vendim eshte dhene nga gjykata e krimeve te renda me 23 maj 2013, dhe eshte ne pritje te gjykimit nga Gjykata e Larte, pasi Gjykata Kushtetuese ne mars 2018, e ka kthyer ceshtjen per rigjykim.
Shpresoj shume qe aty te dale e verteta, pasi dy personat e tjere qe ishin denuar me mua nga 20 vite burg, Shefqet Seferi dhe Sokol Halili tashme jane liruar si te pafajshem. Dosja ime u vecua dhe tashme i denuar perfundova vetem une. Jam arrestuar pasi u arratisa nga Shqiperia ne qytetin e Amsterdamit ne Hollande me 30 mars 2008. Nga aty me ekstraduan ne Itali pasi nga pergjimet telefonike rezultoja i perfshire ne nje trafik kokaine. Italianet mu qepen pas dhe besoj se ne Amsterdam ishte kembengulja e tyre qe me arrestuan.
Ne Itali me denuan me 25 vite burg per trafikimin e 5 kilogrameve kokaine. Me gjykim te shkurtuar mbeti 16 vite e 8 muaj burg. Une aty kam bere vetem tre vite burgim sepse me pas, me 17 mars 2011, jam arratisur nga burgu i Vageras ne Pavia.
Mediat ne Spanje ju kane cilesuar si mbreti i arratisjeve kur jeni arrestuar ne vitin 2011 ne Barcelone nga policia Spanjolle. Aty jeni akuzuar se keni grabitur nje shume te madhe afro 1 milione e gjysem euro ne nje banke, bashke me persona te tjere. Çfare ka ndodhur ne Barcelone?
Nuk eshte e sakte ajo qe eshte thene ne ate kohe. Mediat spanjolle me kane akuzuar per 101 te zeza por nuk ka asgje te vertete, ndryshe do te isha ne burg ne Spanje jo ne Ekuador ku ndodhem tani.
Ne Spanje une nuk kam bere asnje grabitje, aq me teper banke. Une jam arrestuar me 26 qershor 2011, rastesisht dhe mbasi verifikuan kush isha me ekstraduan ne Belgjike pas nje muaji. Operacioni i policise u zhvillua ne lagjen ku une qendroja me qira, dhe une jam kapur rastesisht.
Nese do kisha grabitur nje banke aq me teper me nje shume te tille parash, nuk do te me ekstradonte Spanja per pak jave ne Belgjike, ku une kisha nje denim minimal por do te me mbante aty.
Ne Spanje une u arrestova per motive ekstradimi ne Belgjike, mbas nje muaji u ekstradova se ne Spanje nuk kisha asnje akuze.
Pavarësisht kesaj qe sapo thate, por nofken “mbreti” i arratisjeve nga burgu nuk ua kane vene kot?!
Jam arratisur tre here nga burgjet, por nuk i kam bere askujt dem. Jam munduar te mos lendoj askend gjate veprimeve te mia te arratisjes. Kam ikur gjithnje me zgjuaresine dhe zotesine time. Cdo i burgosur ne bote kerkon te arratiset, vetem po nuk iu dha mundesia.
E vetmja gje qe kam peng qe nga viti 2006, kur u arratisa nga qelite e izolimit ne Durres, jane ata dy policet e Durresit qe i futen ne burg per arratisjen time.
Atyre u kerkoj sinqerisht falje, se ishin hallexhinj. Me kujtohet qe blinte njeri nje dite gazeten dhe tjetri diten tjeter qe te mos harxhonin 500 leke te vjetra.
I urdheruan te me linin vetem dhe me pas i futen ne burg pasi ika une. Une u arratisa pasi e pashe se donin te me benin koke turku.
Kjo eshte verteta. Anton Martinin, prokurorin e ceshtjes ne ate kohe e ke gjalle pyete cfare pretendonte nga une.
Kur jeni arrestuar per here te fundit ne Shqiperi dhe per çfare akuzash?
Per here te fundit jam arrestuar ne Tirane, ne 26 janar 2006 ndersa po pija kafen e mengjesit me nje shokun tim ne Hotel Tirana.
Sapo me arrestuan, te gjitha gazetat dhe televizionet me akuzuan per 16 vrasje.
Me cilesuan menjehere, arrestohet vrasesi me pagese, per grabitje, etj. Po ate dite, me forca te shumta policie me moren nga Tirana dhe me derguan ne Durres, pasi ngjarja per te cilen akuzohesha kishte ndodhur ne territorin e qarkut te Durresit.
Ju nderkohe akuzoheshit per vrasjen e 3 shtetasve, ekzekutimin ne rrethana cilesuese te dy policeve Arben Keqi e Durim Kasmi si dhe per plagosjen e rende me pasoje vdekjen e pronarit te lokalit Raim Bakiasi?
Ajo eshte nje histori e gjate qe kerkon disa nete dimri per ta treguar. Ne fakt une jam akuzuar jo per dy police por vetem per rastin e Durim Kasmit, dhe atij personit tjeter.
Se pari nuk e di se si prokuroria sajoi nje person krejt te pabesueshem. Gjeti nje hallexhi qe nuk dinte as te shkruante dhe as te lexonte.
Nje fare Shefqet Seferi, i cili nuk e di ne cfare rrethanash ne ate kohe firmosi cfare i tha prokurori per te me bere mua koke turku per nje ngjarje vertete shume te rende, sepse humben jeten 2 persona.
Fillimisht dhe ate e denuan me 20 vite burg por me pas e shpallen te pafajshem. Gjate hetimit ai deklaroi se nje person nga Nikla, qe kishte probleme hasmerie e kishte kontaktuar qe ky te organizonte nje vrasje duke gjetur vrases me pagese.
Sipas akuzes se prokurorise ky kishte gjetur dy persona nga Vlora, Sokol Halili dhe une, dhe na kishte paguar per te bere vrasjen.
Me keto deklarime te cilat po ky person i rrezoi gjate procesit ne gjykate, u denuam 3 veta perfshire dhe ate vet. Une u denova fillimisht me burgim te perjetshem, me pas me 25 vite burg, Sokol Halili me 20 vite burg dhe Seferi me 20 vite burg.
Me vone gjykata e ndau dosjen, dhe personin qe pretendohej se kishte organizuar vrasjen e shpalli te pafajshem per mungese provash, personin tjeter qe akuzohej bashke me mua per vrasjen po ashtu e shpalli te pafajshem.
Vetem une qe u gjykova ne mungesa u denova me 25 vite burg ne gjykaten e Krimeve te Renda me 23 maj 2013.
Pas nje historie te gjate gjyqesh ne te gjitha shkallet e gjyqesorit, ne mars 2018 gjykata kushtetuese ktheu ne gjykaten e larte per gjykim dosjen time.
Aktualisht jam ne pritje te gjykimit ne Gjykaten e larte, ku kam shprese qe ne fund te dale e verteta, pasi tani edhe dy “bashkepunetoret” e tjere ne kete ngjarje kane fituar pafajesi.
Mua per te drejta te barabarta me takon pafajesi ne cdo gjykate te planetit se eshte e njejta ceshtje identike.
Duke pare gjithe keto ngjarje ku ju jeni perfshire gjate jetes tuaj, vrasje policesh, trafik droge, arrestime, arratisje te bujshme nga burgu, denime te renda ne disa shtete, tani kur keni mbushur 40 vjec dhe nderkohe ju presin dhe tre denime te tjera me burgime te gjata, cfare ju vjen ndermend kur ktheni koken pas?
Une ne vitin 2005 kisha ndermend te mbaroja universitetin, Fakultetin per Drejtesi, pra te diplomohesha si jurist dhe pastaj te shihja se cfare do te me sillte jeta.
Nuk isha nisur per tu bere killer me pagese si me akuzuan per vrasjen e dy policeve dhe te nje personi tjeter qe kur isha 18 vjec dhe as trafikant droge. Te jesh killer me pagese dhe te studiosh per tu diplomuar si jurist jane dy pole ekstreme.
Se keshtu i bie qe jam “killer me diplome juridiku”.
Dhe keto mediat ne Europe apo aty ne Shqiperi mire qe nuk e kane ditur kete fakt se pale cfare do me kishin sajuar.
Me kete CV “killer me pagese me diplome juristi” me te vertete qe do te kisha perfunduar ne top-liste dhe do kisha kapur faqet e para. (qesh)
Po mire qe Shqiperia eshte nje grusht vend, dihet kush ka qene dhe kush jane killerat. Une nuk kam asnje bela mbi supe te ketij niveli, nuk kam asnje hasem, nuk kam asnje armik. Skam asnje pasuri qe te me dergojne dhe ate formularin e KCK-se.
Ju jeni arrestuar disa here dhe jeni denuar per trafik nderkombetar droge, madje jeni nder shqiptaret e pare ne mos i pari fare qe jeni denuar per trafik droge ne Ekuador?
Ashtu si me ka marre jeta mua cfare prisnit te beja?! Te thashe doja te behesha jurist, dhe perfundova i akuzuar per vrasje me pagese, madje per nje krim qe denohesha me burgim te perjetshem.
Kisha dy rruge, ti dorezohesha nje sistemi te padrejte dhe te kalbur ne Shqiperi qe do me conte ne burgim te perjetshem apo te kerkoja nje mundesi te dyte per te bere dicka tjeter me jeten time.
Por ajo qe me ndodhi ne Shqiperi me ndoqi pas gjithe jeten, dhe kudo qe te shkoja nuk mund te jetoja apo punoja lirisht. Isha shpallur nje person shume i kerkuar nga Interpoli ne cdo cep te botes.
Pra duhej te jetoja gjithnje me rrezikun se diku, dikush nje dite do me kapte. Ne keto kushte nuk mund te gjeja nje pune normale, nuk mund te beja nje jete te lire. Serish e vetmja zgjidhje qe mu ofrua ishte te siguroja parate per te jetuar ne menyre te paligjshme.
Per kete shkak u futa ne trafikun e droges. Jam marre me droge ne Hollande kur ika nga Shqiperia sepse nuk punoja dot, nuk kisha as dokumenta. Instikti i mbijeteses me coi ne ate drejtim.
Me pas ne Itali me arrestuan me 5 kile droge. Ne Ekuador me akuzojne si i perfshire ne ate ngarkesen e 249 kg kokaine, por ajo u kap ne banesen e 4 personave qe e pranuan ne gjykate se ishte droga e tyre, madje sot pas 6 vitesh jane te liruar me kusht.
Nuk mu kap mua droga, prandaj nuk e kam pranuar kurre akuzen. Por edhe ne kete lloj jete, jo normale dhe te paligjshme, jam mundur gjithnje te bej miq dhe te jem korrekt aq sa te lejon kjo lloj jete dhe ky lloj “biznesi” te jesh korrekt.
Pavarsisht cfare me eshte dashur te kaloj apo te vuaj mendoj se kam bere vetem miq, nuk kam armiq.
Populli thote secili mban koken e vet mbi supe dhe gjithkush nga ne mban pergjegjesi per ato qe ben ne te vertete dhe jo ato qe ia sajojne te tjeret.
E verteta nuk eshte ajo qe kam degjuar keto dite te flitet ne Shqiperi, te pakten per mua. Nuk e di cfare provash ka ne te vertete policia apo prokuroria sepse nuk kam pare asnje polic apo asnje prokuror te flas publikisht me prova apo me vendim gjykate.
Gramoz Rexhepi mban pergjegjesi per ato qe ben personalisht jo per ato qe te tjeret duan apo dyshojne se i bej une.
Nuk eshte se kisha qejf te madh te jepja interviste, as kam ndonje kenaqesi te jap interviste, madje as kam dhene kurre me pare.
Sepse jam bere i “famshem” ne mediat shqiptare apo nderkombetare pa folur asnjehere me to.
Por kete here rrethanat me detyruan ta bej kete gje, per te treguar si eshte e verteta realisht dhe se nuk mund te mbaj mbi shpine akuza kaq te renda per ngjarje qe jo vetem nuk i kam organizuar apo kryer une, por as kam patur dijeni per to dhe personat e perfshire ne keto ngjarje. /abcnews.al