Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Thellohet skandali/ Zbardhet vendimi për lirimin e vëllait të Alketa Vejsiut

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Thellohet skandali/ Zbardhet vendimi për lirimin e vëllait të Alketa Vejsiut

“Report Tv” zbardh të plotë vendimin e Gjykatës së Lezhës, që me kërkesë të Prokurorisë liroi nga qelia Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu, i arrestua një vit më parë me 3 kg kanabis si dhe 4 mina me telekomandë në bagazhin e makinës.

Nga bashkimi i dy veprave penale që rëndojnë mbi Vejsiun, “Prodhimin dhe shitja e narkotikeve”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, organi i akuzës kërkoi dënimin me 5 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 3.4 vite heqje lirie. Po ashtu, Prokuroria e Lezhës i kërkoi Gjykatës së këtij rrethi që të pezullojë dënimin me burg për të pandehurin Endrit Vejsiun, duke e çuar në Shërbim Prove për një periudhë kohore prej 5 vitesh, dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale, të mos përdorë armë, si dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Ndërkohë, në vendimin e Gjykatës së Lezhës, që mban datën 15 Tetor të këtij viti, vërehet se Gjykata ka dhënë një dënim më të ashpër seç ka kërkuar Prokuroria e Lezhës, duke e dënuar Vejsiun me 6 vite burg, e që me uljen e 1/3, dënimi shkon në 4 vite heqje lirie.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, thuhet se duke qenë se Endrit Vejsiu ishte i padënuar më parë, Gjykata me kërkesën e Prokurorisë kërkoi pezullimin e dënimit, duke e kaluar nga burgimi në shërbimin e provës.

Skandali me drejtësinë thellohet edhe më tej, kur për këtë çështje, Prokuroria ka ndryshuar edhe një nga veprat penale.

Fillimisht, pas arrestimit të Vejsiut, policia i referoi materialet me akuzën e “Trafikimit të lëndëve plasëse”, vepër penale kjo e ndryshuar tashmë në atë të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal. Në këtë nen thuhet se: Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Një vit më parë, policia e Lezhës njoftoi zyrtarisht se minat me telekomandë Vejsiut iu sekuestruan në bagazhin e makinës, e jo në banesën e tij. Në Kodin Penal, në nenin 278 për prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe të municionit, në pikën shtatë thuhet: Mbajtja e armëve, i bombave apo minave, ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Në këtë pikë rikujtojmë se është pikërisht kjo vepër penale që akuzohet Vejsiu, pasi minat me telekomandë i janë gjetur në automjet dhe në ambiente publike.

Ndërkaq, në dosjen e Prokurorisë thuhet se “për shkak të njohjeve shoqërore që Vejsiu ka në rrethin e Lezhës me të cilët bashkëpunon në ushtrimin e aktivitetit të tij kriminal, ka kërkuar blerës për të shitur lëndën narkotike si dhe një sasi lënde plasëse të cilën do ta trafikonte nëpërmjet portit të Shëngjinit drejt shtetit Italian”. /shqiptarja.com

 

Tags: Alketa VejsiuEndrit Vejsiugjykatëvendimi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person

19:40 | 18/02/2026
Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet
Politikë

Salianji: Berisha të dorëhiqet, e ka në statut! Nuk më keqpërdor dot as ai, as Rama

19:02 | 18/02/2026
Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Politikë

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

18:47 | 18/02/2026
Next Post
Thanë se ishte arrestuar, shefi i policisë: Jam në shtëpi, ju çoj dhe video po të doni!

Thanë se ishte arrestuar, shefi i policisë: Jam në shtëpi, ju çoj dhe video po të doni!

Zgjedhjet në Kanada, shpallet fituesi

Zgjedhjet në Kanada, shpallet fituesi

Arbana Osmani flet për periudhën delikate në jetën e saj

Arbana Osmani flet për periudhën delikate në jetën e saj







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person

by mirseda
19:40 | 18/02/2026
0

Një aksident i rënë ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier. Mësohet se një automjet ka përplasur një person....

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

Salianji: Berisha të dorëhiqet, e ka në statut! Nuk më keqpërdor dot as ai, as Rama

19:02 | 18/02/2026
Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

18:47 | 18/02/2026
Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri

Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri

18:28 | 18/02/2026
Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

18:00 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com