Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Thellohet skandali/ “Arjan Ndoj ka arrestuar persona që kanë dalë të pafajshëm”

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Thellohet skandali/ “Arjan Ndoj ka arrestuar persona që kanë dalë të pafajshëm”

Gazetari Trashgim Sokolaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Ora News” se prokurori Arjan Ndoj ka arrestuar persona që kanë dalë të pafajshëm. Ai tha se Ndoj është një prokuror që ndryshe nga kolegët e tij, ka dalë nga korniza që duhet të qëndrojë një prokuror.

Pjesë nga biseda në studio

Sokolaj: Prokurori Arjan Ndoj ka pasur ulje-ngritjet e tij në detyrë, në raportet e tij me detyrën dhe sistemin e drejtësisë. Është një prokuror që është larguar nga detyra për problemet me dosjet që kishte hetuar për problemet me pasurinë.

Është një prokuror që ka bërë një betejë disa vjeçare me ish-eprorin e tij, Theodhori Sollakun. Dhe më pas është emëruar në detyrë nga Ina Rama në janar 2008. Është një prokuror që në informacionin që kam, në ndryshim nga kolegët e tij është dalluar për dalje të herëpashershme nga korniza që duhet të qëndrojë një prokuror.

Është një prokuror që ka luajtur rolin e interlokutorit deri në deputetë, apo me pushtetarë të ndryshëm. Lëre më pastaj për biznesmenë në rastin e Durrësit. Ajo që është problematike në këtë rast është kontakti i këtij prokurori me një person të skeduar për vepra penale. Aq më tepër vepra që futën në kategorinë e krimeve të rënda.

Për shkak të këtij begraundi që Ndoj ka, qeveria ka vendosur të lëshojë të gjithë arsenalin që ka. Mos harrojmë që pretendimi i kryeministrit dhe zv/kryeministrit ka qenë që hetimi që zotëria ka filluar për Kadastrën e Durrësit, ka qenë pa kallëzim. Dhe ka qenë një hetim me kallëzim jo të rremë, por anonim. Zotëria ka shkruar në dosje që hetimin e ka nisur me informacione të ardhura nga drejtoria e policisë Durrës, me datën 21 shtator. Unë e kam parë atë dosje, dhe nuk ka një emër personi që bën kallëzim në lidhje për konfliktin e tre parcelave të pronësisë që zotëria po hetonte.

Abilekaj: Problemi është çfarë e shqetëson qeverinë këtu?

Sokolaj: Në këtë rast, Rama po thotë një gjysmë të vërtetë. Që pas fillimit të zbatimit të Reformës në Drejtësi, niveli i korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është trefishuar.

Ky ndoshta është efekti që ai zotëria aty kryeministri nuk e ka ditur, ndërkohë ju shet çdo ditë shqiptarëve me reformën. Ai është në atë pozicion që duhet ti dijë gjërat.

A ju ka rënë në sy fakti që gjatë vitit të fundit janë liruar nga burgjet elementë të krimit të organizuar, personazhe të njohur të viteve 90?! Pra kemi prokurorë dhe gjyqtarë që janë koshientë që nuk e kalojnë Vettingun. Dhe që marrin shuma deri në 200 mijë euro, për të liruar këta njerëz nga burgjet, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore.

Abilekaj: Pse ka folur kryeministri ndonjë fjalë për këta?

Sokolaj: Nuk e di, por problemi është që ai po thotë një gjysmë të vërtetë.

Abilekaj: Kryeministri që po masakron një njeri vetëm se hapi një çështje ndaj një zyrtari, ka folur ndonjë fjalë për lirimin e këtyre që po thoni juve?

Sokolaj: Unë di raste konkrete që Arjan Ndoj ka arrestuar persona që kanë dalë të pafajshëm.

Abilekaj: Pra ti po justifikon sulmin e kryeministrit?

Sokolaj: Jo, nuk po justifikoj sulmin e kryeministrit. Por unë dua të them të vërtetën.

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, prej ditës së djeshme ka nisur verifikimin e fakteve të bëra publike për rastin e prokurorit, Arjan Ndoj. Prokuroria thotë se verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë, me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja“a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur, pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

 

 

 

Tags: Arjan Ndojprokuroritrashgim sokolaj

TË LIDHURA

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

14:04 | 05/01/2026
Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia
Aktualitet

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Next Post
SHBA paralajmërojnë Gjermaninë: Kujdes nga kërcënimi rus

SHBA paralajmërojnë Gjermaninë: Kujdes nga kërcënimi rus

Artan Hoxha ‘jep alarmin’: Periudhë e artë për krimin, parcelat me kanabis janë shtuar

Sulmi ndaj prokurorit/ Trondit Artan Hoxha: Politika e përfshirë

Njihuni me qytetin që regjistroi sasitë më të mëdha të shiut

Njihuni me qytetin që regjistroi sasitë më të mëdha të shiut







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

by mirseda
14:04 | 05/01/2026
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka folur për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, pasi gjykata rrëzoi...

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com