Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Teuta Kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Teuta Kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve

Pas disfatës së Kartagjenës në Luftën e Parë Punike në vitin 241 Para Erës Sonë, Republika Romake u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Detin Mesdhe. Gjithsesi, kontrolli i Romës mbi detet nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, në rritje ishte një fuqi tjetër.

Kjo ishte mbretëria Ardiane, e sunduar nga një fis ilir, që filloi të kërcënonte rrugët tregtare të Romës që kalonin përmes Detit Adriatik. Në krye të kësaj mbretërie ishte Mbretëresha e aftë Teuta. Ajo ishte gruaja e Agronit, një mbret i Mbretërisë Ardiane.

Nën udhëheqjen e Agronit, mbretëria u bë një forcë me rëndësi në rajon. Sipas shkrimtarit romak, Apiani i Aleksandrisë, Agroni e zgjeroi shumë mbretërinë e tij duke pushtuar një pjesë të Epirit, si dhe Korkyrën, Epidamnusin (Durrisin e sotëm) dhe Farus. Përveç kësaj, flota e Agronit ngjallte frikën e shumëkujt në Detin Adriatik.

Por në vitin 231 Para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pasi një fitore që arriti mbi Etolët. Sipas historianit grek Polibi:“Kur flotilja u kthye dhe oficerët e tij i dhanë një lajm mbi betejën, Mbreti Agron u gëzua aq shumë nga mendimi se kishte mundur Etolët, në atë kohë një nga popujt më krenarë, saqë u bë pjesë e një feste të gjatë duke abuzuar shumë me pijen. Disa ditë më vonë u prek nga një e ftohur e keqe, që i mori jetën brenda pak ditësh”.

Në kushtet kur trashëgimtari i Agronit, Pini, ishte ende foshnje, mbretëria Ardiane u qeveris nga Teuta. Edhe pse ajo e vazhdoi politikën ekspansioniste të burrit të saj të ndjerë, veprimet e saj janë përshkruar me tone negative nga historiani grek Polibi.

Megjithëse e tija mund të ketë qenë një pikëpamje e njëanshme, e bazuar tek historiografiaromake. Sipas Polibit, Teuta kishte një “pikëpamje miope dhe tipike prej gruaje për punët e shtetit”, dhe se ajo “nuk mund të shihte asgjë përveç suksesit të momentin, dhe nuk kishte sy për atë që po ndodhte diku tjetër”.

Polibi përmend gjithashtu faktin që Teuta mbështeste praktikën ilire të piraterisë, dhe plaçkiste pa dallim fqinjët e saj. Komandantët e saj u urdhëruan që t’i trajtonin të gjithë të tjerët si armiq të tyre. Ishin këto sulme pirate që do të futnin romakët në luftë kundër Teutës.

Në fillim, senati romak i kishte injoruar ankesat e bëra kundër ilirëve nga tregtarët e ndryshëm. Por,kur numri i ankesave u shtua, Senati u detyrua të ndërhynte. Fillimisht, romakët përdorën diplomacinë dhe çuan të dërguar në oborrin e Teutës.

Burimet antike tregojnë se Teuta nuk ishte aspak e kënaqur me të dërguarit romakë, dhe nuk ishte e arsyeshme në bisedimet me ta.

Më e keqja: ajo shkeli imunitetin diplomatik të tyre. Polibi thotë se një nga të dërguarit u vra ndërsa po përgatitej të ktheje në Romë, ndërsa Dion Kasi përmend faktin se disa të dërguar u burgosën ndërsa të tjerët u vranë.

Kur lajmi mbërriti në Romë, romakët u zemëruan dhe i shpallën luftë Teutës. Një flotë me 200 anije u përgatit për pushtimin e mbretërisë ilire, së bashku me një ushtri tokësore. Shënjestra e parë e flotës romake ishte ishulli i Korkyrës, që mbrohej nga Dhimitri, që ishte gjithashtu guvernatori i Farus–it.

Në të dy rrëfimet e Apianit dhe Polibit, Dhimitri thuhet se i ka tradhtuar Ilirët, duke ua dorëzuar Korkyrën dhe Faris-in romakëve. Gjithsesi sipas Dion Kasit, ishte vetë Teuta ajo  që e dërgoi Dhimitrin për t’i dorëzuar Korkyrën romakëve në këmbim të një armëpushimi.

Megjithatë pak kohë pas armëpushimit, Teuta sulmoi Epidamnusin dhe Apoloninë, duke idetyruar romakët të ndërhyjnë prapë. Me vonë si rezultat i sjelljeve plot teka të mbretëreshës Teuta, Dhimitri do t’i shprehte besnikëri romakëve. Duke kuptuar se nuk kishte nga ia mbante, Teuta u dorëzua në vitin 227 Para Krishtit.

Sipas Polibit, Teuta “pranoi të paguante çdo haraç që do t’i vendosnin romakët, të hiqte dorë nga e gjithë Iliria, përveç disa zonave, dhe ato që kishin të bënin kryesisht me grekët, u angazhua të mos lundronte përtej Lisusit (Lezhës) me më shumë se 2 anije të paarmatosura”. Për më tepër, Apiani përmend faktin që Korkyra, Farus, Isa, Epidamnus dhe Iliria Atintani u bënë provinca romake. Pjesa e mbetur e mbretërisë së Agronit mbeti në duart e Pinit, mentor iri i të cilit ishte Dhimitri.

Edhe pse Teuta jetoi për disa dekada të tjera, ekziston edhe një histori interesante që thotë se Teuta u vetë hodh nga një shkëmb në vend se t’i dorëzohej Romës. Ngjarja ndodhi pikërisht në Risan, në Gjirin e Kotorrit, sot në Malin e Zi. Meqë Risani është qyteti i vetëm në gji pa asnjë traditë detare, thuhet se kjo ndodhi për shkak të mallkimit të lëshuar nga mbretëresha ilire ndaj këtij qyteti,para se ajo të kryente vetëvrasje. / Ancient Origins – Bota.al

Tags: Detin Mesdhembretëria ArdianeRepublika Romaketeuta

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Një tjetër pacient humb jetën nga koronavirusi, shkon në 56 numri i viktimave

Pandemia del jashtë kontrollit në Tiranë, 4 qarqet më të rrezikshme në Shqipëri

Hoti ia pret shkurt Vuçiçit: Pa njohje reciproke, s’ka marrëveshje me Serbinë

Hoti ia pret shkurt Vuçiçit: Pa njohje reciproke, s’ka marrëveshje me Serbinë

“Kamioni e përplasi nga pakujdesia marokenen”, detajet për aksidentin në Vlorë 

“Kamioni e përplasi nga pakujdesia marokenen”, detajet për aksidentin në Vlorë 







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Blerina Gjylameti emërohet Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Aktualitet

Blerina Gjylameti emërohet Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

by mirseda
11:13 | 21/01/2026
0

Blerina Gjylameti është emëruar sot Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Me këtë emërim,...

Investimet në ishullin e Sazanit, dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë nën masa sigurie

Investimet në ishullin e Sazanit, dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë nën masa sigurie

11:09 | 21/01/2026
I dënuar për trafik droge, prokuroria i sekuestron 400 mijë euro pasuri Arjan Rrokajt

I dënuar për trafik droge, prokuroria i sekuestron 400 mijë euro pasuri Arjan Rrokajt

10:58 | 21/01/2026
“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim te SPAK dhe Strasburgu

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim te SPAK dhe Strasburgu

10:38 | 21/01/2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

10:30 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com