Një 23-vjecar është arrestuar, pasi kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas telefonatës së marrë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojan i Madh, kanë bërë të mundur kapjen e autorit.
Nga ana e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë.
I riu kishte qëlluar disa herë në ajër, me një armë zjarri kallashnikov, duke krijuar panik te banorët e zonës.
Njoftimi
Pukë
Qëlloi me armë zjarri në ajër duke krijuar panik tek banorët, identifikohet dhe arrestohet nga Policia 23-vjeçari.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas telefonatës së marrë për të shtëna me armë zjarri fshatin Gojan i Madh, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe pas marrjes së informacionit për situatën e ndodhur, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe reagimit të shpejtë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë.
Ky shtetas kishte qëlluar disa herë në ajër, me një armë zjarri kallashnikov, duke krijuar panik te banorët e zonës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën 23-vjeçari kishte kryer qitje në ajër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.