Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Terrorizmi dhe propaganda, strategjia e regjimit iranian

8 vjet ago
in Të Gjitha
Terrorizmi dhe propaganda, strategjia e regjimit iranian

Nga Wesley Martin*/Edhe njëherë, Mostafa Mohammadi, një agjent i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit (MOIS) vazhdon të tregojë gënjeshtrën e tij të dalë boje. Këtë herë në vend të portave të Kampeve Ashraf dhe Liberty në Irak, Mostafa është në Shqipëri, në vendin ku ndodhet kampi i ri i refugjatëve të Mujahedin e-Klahq (MeK).

Gënjeshtra e Mostafa-it është thjesht një faqe nga libri i vetëm i strategjive që kanë krijuar ekstremistët iranianë që sundojnë Teheranin, në përpjekjet e tyre për të shkatërruar jetët dhe besueshmërinë e refugjatëve të MeK, të cilët janë vendosur tashmë në mënyrë paqësore në një komunitet jashtë Tiranës.

Mostafa pretendon se e bija, Somayeh, është rrëmbyer nga MeK dhe është mbajtur për vite të tëra kundër vullnetit të saj. Si të gjithë refugjatët e MeK, Somayeh është intervistuar nga Byroja Federale e Investigimit e Shteteve të Bashkuara (FBI) në vitin 2004.

Gjysmë dekade më vonë, për të përcaktuar nëse pretendimi i babait të saj kishte ndonjë validitet, Somayeh u intervistua sërish nga Komandanti i Ushtrisë Amerikane të Kampit Ashraf, Nënkoloneli (LTC) Leo McCloskey.

Somayeh ia bëri të qartë LTC McCloskey-it se ajo qëndronte në Kampin Ashraf me vullnetin e saj të lirë. Somayeh nuk kishte asnjë dëshirë të largohej dhe e zhvlerësoi pretendimin e të atit. Në kohën ndërmjet intervistave të FBI dhe LTC McCloskey, unë kam shërbyer si Komandant i Bazës së Ashrafit.

I vizitoja vazhdimisht të gjitha komplekset e banorëve të MeK. Po të kishte dashur Somayeh të largohej, ajo mund të kishte kërkuar ndihmë. Kushdo ta kishte bërë këtë, unë do ta kisha përcjellë personalisht jashtë kampit. Për më tepër, unë përpilova së bashku me lidershipin e MeK një protokoll të shkruar për banorët që donin të transferoheshin në kampin e operuar nga amerikanët.

Ky protokoll u krijua pjesërisht për arsye se udhëheqja e MeK më solli në vëmendje banorë që e ndienin se shërbimi i tyre ndaj MeK kishte përfunduar dhe tani donin ta linin organizatën.

Ne strehuam pothuajse dyqind prej tyre dhe duhej të krijonim procedura zyrtare për transferim. Somayeh mund të ishte transferuar edhe përmes këtij procesi po të kishte dashur.

Për sa i përket librit të strategjive që përmenda më sipër, ajo çfarë më shqetëson më shumë janë kapitujt e tjerë për të cilët kam qenë dëshmitar gjatë kohës që shërbeja si Oficer i Lartë i Antiterrorizmit për të gjitha Forcat e Koalicionit në Irak, Shef i Operacioneve të Operacioneve të Ndalimit (Task Forca 134), dhe si Komandant i Ashrafit.

Kapitujt e tjerë të librit përfshijnë sabotimin e stabilitetit të kundërshtarëve të tyre apo atyre që i perceptojnë si kundërshtarë. Kjo përfshin edhe më shumë operacione të hapura shpifjeje në përpjekje për të krijuar një mjedis armiqësor për banorët.

Ashtu siç u bë me sukses në Irak, Irani po luan ndaj qeverisë shqiptare me oferta diplomacie, ndihmese dhe mbështetjeje. Sulmet tokësore dhe me raketa janë, gjithashtu, të përfshira në këtë libër strategjish, i cili përfundon me një përpjekje për ta detyruar qeverinë mikpritëse që t’i përjashtojë banorët nga vendi.

Sulmi im i preferuar shpifës nga MOIS ka qenë kundër meje. Gjatë viteve, jam akuzuar në mënyrë të rreme nga një ish-anëtar i MeK, i cili banonte në kampin e kontrolluar nga amerikanët, dhe që u rekrutua më vonë nga MOIS. Akuza ishte që unë kisha abuzuar me banorë të tjerë të transferuar në vitin 2005.

Në atë vit unë kam qenë i pozicionuar në Pentagon, dhe nuk kam qenë në Ashraf deri në vitin 2006. As dy oficerët e tjerë amerikanë të akuzuar se më kishin shoqëruar mua në këtë abuzim nuk kishin qenë në kamp në kohën që pretendonte akuza. Njëri kishte ikur më përpara, ndërsa tjetri do të vinte disa vite më vonë. Ne të tre nuk u takuam asnjëherë deri në vitin 2011.

Me një fjalë, këto akuza janë krejtësisht të pabazuara. Irani, shteti numër një për sa i përket eksportit të terrorizmit, është, gjithashtu, numri një për eksportin e propagandës. Një përgjegjësi madhore e MOIS është të parandalojë apo të minimizojë zbulimin e provave që lidhen me qeverinë e saj të korruptuar e shtypëse.

MOIS e lufton të vërtetën me gënjeshtra, mashtrime, dhe me manipulim faktesh. Nëse kërcënimi i perceptuar nuk mund të neutralizohet as me këto mënyra, atëherë MOIS i kthehet mjeteve vdekjeprurëse, si atentati i fundit i dështuar për të bombarduar tubimin paqësor të rezistencës në Francë.

Për sa i takon Mostafa Mohammadi-t, ai është vetëm një faqe e hershme në librin e strategjive të MOIS. Nuk ka asnjë të vërtetë në ato çfarë ai pretendon.

Ai po bën atë që ka bërë edhe në Irak, duke përhapur gënjeshtra e duke torturuar një grua të re, dëshira kryesore e së cilës është t’i shohë të gjithë qytetarët iranianë të çliruar nga tirania që sundon vendin e tyre.

* Kolonel në pension, ish-komandant i kampit Ashraf

Tags: iranianpropagandaregjimitstrategjiaterrorizmi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Vetëvrasjet, plaga më e madhe e shoqërisë/ Sociologia rrëfen torturat, për të dalë në breg vetë

Vetëvrasjet, plaga më e madhe e shoqërisë/ Sociologia rrëfen torturat, për të dalë në breg vetë

Qeveria mbyll pushimet, Rama thërret ministrat në Vlorë

Qeveria mbyll pushimet, Rama thërret ministrat në Vlorë

Vuani nga pagjumësia? Provoni mjaltin

Vuani nga pagjumësia? Provoni mjaltin







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

by mirseda
16:20 | 27/02/2026
0

Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin...

Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

16:16 | 27/02/2026
Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë

Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë

16:13 | 27/02/2026
Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria

Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria

14:58 | 27/02/2026
Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin

Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin

14:52 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com