Turqia lëkundet nga një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter. Tërmeti ka goditur bregun e Turqisë Perëndimore dhe thellësia e tij ka arritur 10 km. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Izmir dhe Athinë, sipas monitorit evropian të tërmeteve EMSC.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 85 km larg Izmirit të Turqisë dhe 34 km nga qyteti i Mytilini në Greqi
Dëshmitarët thanë se ndjenë tronditjet e forta dhe vrapuan jashtë ndërtesave në të cilat ndodheshin, me një prej lëkundjeve sipas të cilëve ishte më e forta që kishin ndjerë ndonjëherë në Turqi.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha materiale. Tre lëkundje të forta janë ndjerë në zonë gjatë orës së fundit. Dëshmitarët kanë shpërndarë disa video në rrjetet sociale: