Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

De Biasi: Ekipi gjeti motivimin

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Atëherë kur u duk se gjithçka i kishte dalë jashtë kontrollit, 60-vjeçari italian gjeti forcën për t’iu kundërpërgjigjur të gjithëve, në fillim me rezultatin e punës së tij dhe të lojtarëve, e në fund me deklaratën ndaj kritikëve.

 “Për sa u përket kritikave, kur janë konstruktive dhe për lojën më pëlqejnë. Por kur vijnë nga njerëz që shohin vetëm rezultatin, nuk më pëlqejnë shumë”, tha De Biasi.

Një përgjigje ndaj atyre që e menduan të dorëzuar përballë nivelit jo shumë të lartë të kuqezinjve. Por në momente të vështira, Gianni De Biasi ka ditur gjithmonë të reagojë, duke treguar aftësinë e tij më të madhe, motivimin e kësaj skuadre pa yje, por një grupi që di të luajë futboll.

Një tjetër bast i fituar i De Biasit sa i përket sulmit dhe në tërësi për ndeshjen krejtësisht të dominuar, që nga përqindja e mbajtjes së topit, që ishte 60%, deri te numri 21 i goditjeve në portën kundërshtare.

De Biasi i pyetur dje nga gazetari Pano Xhixho se “Sa herë që kombëtarja fiton është meritë e futbollistëve dhe kur humbet është përgjegjësi e trajnerit. De Biasi u përgjigj që është e vërtetë që sa herë ekipi fiton është meritë e lojtarëve sepse janë ata që luajnë në fushë, janë ata që shënojnë dhe ruajnë portën që të mos pësojmë. Ata luajnë në ekip. Sigurisht kur humbasim De Biasi tha se është përgjegjësia më e madhe e trajnerit. Sepse është ai që përcakton se cilët lojtarë do të luajnë dhe ai që vendos mbi bazën e skemave që do të luhen.  

Ndër të tjera De Biasi tha se “Na shërbeu shumë fakti që qëndruam dy javë bashkë për të gjetur motivimin e duhur të këtyre lojtarëve, që e çuan këtë skuadër në Europian.”

Mesa duket ky ishte çelësi i suksesit për kuqezinjtë, pas krizës së ndeshjeve të fundit që ishin finalizuar me humbjen e Luksemburgut. Fitorja 3-0 ndaj Izraelit bëri të harrohej gjithçka shumë shpejt dhe paralelisht na riktheu në kujtesë kombëtaren më të mirë të viteve të fundit, atë të Europianit.

Tags: De BiasiekipiIzraelikombetarjamotivimi

TË LIDHURA

Sport

Përplasja Ronaldo-Jorge Jesus/ Ylli portugez akuzon trajnerin: E theu fjalën që më kishte dhënë

22:06 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve/ Asllani i shënon San Marinos dhe ngre peshë kuqezinjtë në ”Air Albania”

21:15 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve: Ndeshjet Kroaci-Spanjë dhe Angli-Republikë Çeke LIVE sonte në 20:45

20:43 | 06/10/2026
Next Post

Tahiri: Meta është katandisur si 8 vjet më parë; Çfarë i thoshte çakërdia mendore ia nxirrte gjuha

Patozi kundër "koalicionit të madh". Ndryshe, do të na duhet ta...

Ndërrojeni profesionin përpara se t`ju zëvendësojnë me robotë







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com