Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tërmeti, dukuri e natyrshme/ Sizmologu: Shqipëria të pranojë gabimet në ndërtime

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tërmeti, dukuri e natyrshme/ Sizmologu: Shqipëria të pranojë gabimet në ndërtime

Kostas Papazahos, profesori i shquar i sizmiologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut shpjegon para kamerës së TCH se me të drejtë në Shqipëri ekziston shqetësimi se përse po vazhdojnë kaq shumë lëkundjet sizmike , por nga ana tjetër, thekson se per fat të keq kjo është një dukuri e natyrshme.

“Kur ndodh një tërmet i këtyre përmasave do të ketë një veprimtari sizmike që do të zgjasë 5 deri më 5.5 muaj. E vërteta është se shumica e tërmeteve që pasojnë do të ndodhin në javën e parë pas termetit kryesor, siç edhe po ndodh. Por për fat të keq, edhe në javët e ardhshme dhe më konkretisht në muajt në vazhdim, do të kemi tërmete të tjera, disa prej të cilëve mund të jenë të fuqishëm domethënë diku tek 4, 4.5 , 5 madje edhe 5,5 Rihter.

Pra do të ketë për fat të keq tërmete të mëvonshme të vonuar, shumë më vonë, por nuk do të jetë kjo gjendje që po përjetojnë banorët tani. Vërtet është e papëlqyer kjo që them, por është një dukuri e natyrshme të ketë, zhvillim”, tha Kostas Papazahos profesor i sizmiologjisë UATH.

Papazahos thekson keqardhjen e tij për mënyrën e ndërtimit të banesave të reja në dy dekadat e fundit.

“Në Shqipëri u shfaq një fenomen i çuditshëm pasi është një prej rasteve të rralla kur ndërtimet e viteve te fundit u kryen me sistem antisizmik shumë më të keq se ato më të vjetra. Aty për shkak të mënyrës së tranzicionit ,ndryshimi i menjëhershëm i sistemit, boshllëku i krijuar me ardhjen e një pushteti të ri, anarkizmi i plotë në ndërtim, paratë që hynë në Shqipëri, kompanitë e huaja të ndërtimit me kosto të ulët, që u futën në vend pa asnjë kontroll shtetëror dhe të cilat ndërtuan resorte e ndërtesa turistike pa asnjë specifikë të caktuar, krijuan një fenomen paradoksal të një vrull ndërtimi banesash të cilat ishin të një niveli të ulët sigurie”, tha ai.

Sizmiologu grek nuk përjashton mundësinë e aktivizimit edhe të çarjeve të tjera sizmike në territorin shqiptar dhe këshillon që ashtu si grekë edhe shqiptarët duhet të mësohen me tërmetet.

“Për fat të keq në Shqipëri, e cila është një vend sizmogjenik, ekzistonte fati dhe paaftësia paralelisht, që 20 vitet e fundit nuk ndodhën tërmete të fuqishme dhe u krijuan iluzione tek populli shqiptar dhe shteti se nuk do të ketë tërmete të fuqishme, ndërsa Shqipëria është një prej vendeve me aktivitet të lartë sizmik në Europë”, vijon ai më tej.

Papazahos thekson se tashmë shteti dhe individi duhet të mos jenë indiferentë dhe të kërkojnë më shumë siguri dhe llogari në zbatimin e rregullave antisizmike në ndërtesat e reja.

“Sepse është e vërtetë që disa ndërtesa nuk mund të përforcohen, ndërsa është e sigurt edhe se disa herë riparimi i përforcimeve të tyre është më i shtrenjtë sesa ndërtimi i një banese të re. Dhe këtu vjen ora e pendimit. Vjen një moment kur shikon se gabimet që ke bërë janë kaq të mëdha sa nuk mund të ndreqen. Por në çdo rast shoqëria shqiptare duhet të pranojë gabimet e saj, përndryshe pas 5, 10 apo edhe 2 vitesh ,1 muaji ,do të përjetojmë një Durrës tjetër, apo një vend tjetër që do të shkatërrohet. Natyra sipas ligjeve të saj të palëkundshme ,nuk fal”, shprehet ai.

Duke përfunduar profesor Papazahos thekson se shteti shqiptar ka tashmë një sfidë të vështirë se ku do të gjejë fondet dhe si do të krijojë një legjislacion përkatës që do të imponoje kontrollin dhe përforcimin e ndërtimeve./ Top Channel

Tags: dukuri e natyresKostas Papazahosndërtesatshqiperisizmologu grektërmetet

TË LIDHURA

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir
Aktualitet

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!
Aktualitet

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba
Politikë

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Next Post
Tërmeti shkatërrimtar/ Shokon gjeologu: E prisnim një të tillë

Sa lekë do t’u mbahen efektivëve, drejtorëve apo shefave të policisë në Shkodër

Durrës/ Sfida e IKMT-së, ndërtesat shumëkatëshe

Pasojat e tërmetit/ Braimllari fajëson Ramën: Të merrte masa që pas 21 shtatorit

“Flenë prej 1 jave nën streha plastmasi”, Basha bën apel nga Borizana

“Flenë prej 1 jave nën streha plastmasi”, Basha bën apel nga Borizana

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

by mirseda
15:58 | 15/07/2025
0

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar...

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com