Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tërmetet që shkatërruan Shqipërinë, njihuni me katastrofën njerëzore të viteve 1905 dhe 1967

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Tërmetet që shkatërruan Shqipërinë, njihuni me katastrofën njerëzore të viteve 1905 dhe 1967

Lëkundjet e tërmeti që tronditën sot Shqipërinë shkaktuan tronditje dhe panik te qytetarët. Tërmet ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Lëkundjet u ndjenë në orën 11:00, dhe shkaktuan panik tek banorët, sidomos në Tiranë. Epiqendra e tërmetit u shënua në Gjirin e Lalëzit, ekzaktësisht në Hamallaj të Durrësit, dhe zgjati 10 sekonda.

Lëkundja e parë u shoqërua me dy të tjera të një intesiteti pak më të ulët, ndërkohë që sipas sizmiologëve shqiptarë janë regjistruar mbi 22 lëkundje deri 45 minuta pas së parës.

Tërmeti u ndje jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por dhe në qytete të tjera të vendit, ku janë rregjistruar dhe dëme të lehta në disa banesa. Ndërkohë që lëkundjet shkaktuan panik mes qytetarëve. Ishin të shumtë ata që zgjodhën të braktisnin shtëpitë apo zyrat për të qëndruar jashtë në mjedise të hapura.

Tërmeti me epiqendër në vendin tonë, u ndje edhe në shtete të tjera. Ministria e Mbrojtjes njoftoi për dëme në disa pallate e banesa, që konsistonin në plasaritje të mureve

Por  tërmetet më të fuqishëm në historinë e vendit tonë kanë shkaktuar shumë viktima, të plagosur dhe dëme.

Kështu, në Tepelenë me 20 nëntor 1920 një tërmet me 8 ballë shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 vetë.

Dhjetë vjet më pas, në Vlorë dhe Tepelenë regjistrohet një tjetër tërmet, që shkaktoi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur. Sipas specialistëve, dhjetëra tërmete të tjerë janë regjistruar gjatë këtyre viteve, por lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz si dhe dëme të mëdha materiale, me përjashtim të çarjes së mureve dhe suvave të shtëpive përgjatë kësaj zone.Në vitin 1851, nën efektin e të njëjtit fenomen që karakterizon vijën problematike të përcaktuar nga sizmologët, ka ndodhur edhe një cunami i vogël, ku vala e detit u ngrit deri në 5 metra, duke shkaktuar edhe dëme materiale në zonën e bregdetit të Vlorës.

Gjatë shekullit të shkuar, vendi ynë është përshkruar nga një valë tërmetesh, ku më i rëndi konsiderohet ai i vitit 1905. Bilanci ka qenë tejet tragjik. Plot 200 viktima si dhe 500 njerëz të plagosur, ndërkohë që janë regjistruar 1500 shtëpi të shkatërruara si dhe mijëra të tjerave iu shkaktuan çarje të rënda, duke nxjerrë në qiell të hapur mijëra familje.

Sipas sizmologëve, lëkundjet e tërmetit me 9 ballë të shkallës rihter të 1 qershorit 1905 kanë tronditur qytetin e Shkodrës dhe rrethinat, si dhe një pjesë të konsiderueshme të veriut të vendit.

Ndërkohë që gjatë shekullit të 20-të, janë regjistruar gjithashtu të tjera tërmete, mes të tjerëve ai i 24 gushtit 1924, epiqendra e të cilit ishte qyteti i Peshkopisë, duke shkatërruar afro 80% të shtëpive, me 44 të vdekur dhe 119 të plagosur.

Në vitet e komunizmit, tërmeti i Dibër-Librazhd i 30 nëntorit 1967 shkatërroi 177 fshatra, si dhe gjetën vdekjen 12 vetë dhe u plagosën 174 të tjerë. Karakteristikë e këtij tërmeti ishte thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra, si dhe zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra. TIRANA TODAY

Tags: 19051967katastrofënnjerëzoreNjihunishkatërruanShqipërinëtë vitevetërmetet

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Video/Ankth dhe ‘tërbim’, ja si e përjetuan tifozët ndeshjen Angli-Kolumbi

Video/Ankth dhe ‘tërbim’, ja si e përjetuan tifozët ndeshjen Angli-Kolumbi

Vasili: Shqiptarët pa drejtim, Rama la Shkodrën në mëshirë të fatit

Vasili: 40 goditje tërmeti nuk shembën Teatrin, por ministria gati të rrëzohet

Befason Macini: Në këtë Botëror vetëm një ekip më i mirë se Italia

Befason Macini: Në këtë Botëror vetëm një ekip më i mirë se Italia







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com