Mbrëmjen e djeshme, një tërmet 4.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në detin Jon, në një thellësi 2 kilometra nën tokë.
Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet u ndjenë në ishullin e Zakynthos në Greqi, në Patra dhe në Athinë.
Fatmirësisht, nga tërmeti nuk raportohet për të lënduar, por as edhe për dëme materiale.