Tërmet i fuqishëm në Detin Adriatik

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballë është regjistruar ditën e sotme, rreth orës 13:47 në Detin Adriatik.

Sipas EMSC, ërmeti kishte një thellësi të cekët prej 10 km dhe me distancat 119 km në Kroaci e 6 km në Vieste të Italisë.

Ndërkohë, pak orë më parë, një tërmet me magnitudë 3.4 ballë u regjistrua në qytetin e Kavajës.

Lëkundja e regjistruar rreth orës 14:00, është ndjerë edhe në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij.

Edhe pse me një magnitudë jo të lartë, lëkundja ka qenë e fortë për shkak se thellësia e tërmetit ishte 2 km.