Një tërmet me madhësi 5.1 është regjistruar sot në orën 5:23 në Iran, fare pranë termocentralit bërthamor të Bushehr.
Epiqendra e tërmetit ishte 44 km në juglindje të Borazjan.
Vlen të theksohet fakti se aktiviteti sizmik është i shpeshtë në Iran, pasi vendi ndodhet pranë vijës ndarëse mes pllakave tektonike të Arabisë dhe Euroazisë.
Në të shkuarën, vendi është goditur vazhdimisht nga tërmetet. I fundit, në nëntor, me magnitudë 5.9, ku i mori jetën 5 personave, ndërsa 330 të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërsa vitin e kaluar, një tjetër tërmet në kufirin me Irakun shkaktoi 361 viktima.
Tërmeti më shkatërrimtar ka goditur vendin në vitin 2003, kur lëkundjet me magnitudë 6.6 goditën qytetin juglindor Bam, ku vdiqën rreth 26.000 persona.