Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Tërhiquni para së hënës”, paralajmërimi i fortë i Ramës për ndërtimet pa leje

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Tërhiquni para së hënës”, paralajmërimi i fortë i Ramës për ndërtimet pa leje

Gjatë javës së ardhshme, forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, përmes të cilit, sipas tij, do të pastrohet e gjithë riviera shqiptare nga ndërtimet pa leje. Ky ishte paralajmërimi i dhënë nga ana e kryeministrit Rama.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kryeministri Rama ka shtuar se krahas prishjes së ndërtimeve pa leje, do të vijohet me ndjekjen penale të atyre që kanë shkelur ligjin, përmes lejimit të ndërtimeve në zonat bregdetare.

“Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë punë edhe për një arsye tjetër, sepse operacioni fillon të hënën e ardhshme. Dua t’ua përcjell mesazhin të gjithë atyre që janë në kushtet e shkeljes së rëndë të ligjit, të lexojnë Kodin Penal, dhe menjëherë të marrin masa tani, se do jetë vonë deri të hënën, për t’iu shmangur përballjes.

Të lexojnë Kodin, se çfarë i pret në momentin kur konstatohet shkelja dhe kur duhet të ballafaqohen me ligjin. E dyta, unë dua t’ua bëj shumë të qartë gjithë zinxhirin që përfshihet në këto ndërtime, që nga punëtorët e thjeshtë, që me Kodin Penal janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Të gjithë do të ndalohen e penalizohen. E treta dhe më e rëndësishmja është se kjo është pasuria më e madhe që Zoti i ka dhënë këtij vendi. Kjo punë ka përgjegjësi. Unë dëshiroj nga sot këtu të jap një mesazh shumë të qartë për të gjithë ata cënues të kësaj pasurie, të tërhiqen tani, për të filluar të hequr atë që kanë bërë. Në çdo lloj situate që do të jetë ndërtesa, do të shembet, madje do të ketë edhe pasoja. Kush nuk do t’i pastrojë vetë inertet, do të paguajë rëndë edhe për këtë”.

I shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe kreu i Kadastrës Artan Lame, Rama iu bëri thirrje të gjithë pronarëve të marrin masa brenda kësaj jave. Çuçi dhe Lame thanë se të dyja institucionet, do të bashkëpunojnë për pastrimin e bregdetit shqiptar. Kreu i Kadastrës Artan Lame, tregoi se ku do të fillohet me prishjet, duke e vendosur lapsin tek bregdeti i Ksamilit.

“Ksamili është një zonë shumë e madhe informale, që ka problematikat e veta. Një pjesë e objekteve duken të sistemuara, pavarësisht se janë të palegalizuara, por shpëtimi i sezonit dhe shfryrja e zonës nga ndërtimet pa leje duhet bërë përmes prishjeve në fashën e bregdetit.

Jam i bindur se të gjithë do të na thonë bravo, nëse e pastrojmë fashën e bregdetit, sepse kështu do t’i japim frymëmarrje sezonit. Është ndërtuar shëtitorja në Ksamil dhe ky spastrim duhet të fillonte qoftë në fashën e bregdetit, qoftë edhe në fashën e parë sipër shëtitores”, tha Lame.

Tags: ndertimet pa lejerama

TË LIDHURA

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie
Aktualitet

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës
Politikë

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim

21:37 | 05/09/2025
Next Post
Bujaria e Papa Françeskut, ofron teste Covidi falas për njerëzit e pastrehë

Papa rishikon ligjin e Kishës, ndryshojnë rregullat për abuzimin seksual

Votuesit “e fshehtë” të LSI-së në sondazhe

“Kush ka ndërtuar pa leje, t’i prishë vetë”, vjen reagimi i parë nga LSI-ja

Basha: Bashkëpunim me Ramën, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje

Basha: Bashkëpunim me Ramën, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash
Kosovo

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

by mirseda
22:52 | 05/09/2025
0

Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme....

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025
BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com