Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Tërhiqu, kurseja vetes këtë gjynah!”, çfarë i kërkon Vasili kryeministrit?

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Tërhiqu, kurseja vetes këtë gjynah!”, çfarë i kërkon Vasili kryeministrit?

Ish-kreu i LSI-së ka një kërkesë për kryeministrin Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili i kërkon Ramës që të tërhiqet nga miratimi i koncesionit të pullës së barnave.

Sipas Vasilit, nëse kjo taksë miratohet, i bie që pulla e barnave, e cila aktualisht kushton 6 lekë të vjetra, mund të kushtojë nga dhjetëra deri mijëra herë më shtrenjtë.

“Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin”, i bën thirrje Vasili Ramës.

POSTIMI I VASILIT:

Tërhiqu kryeministër nga taksa e shëndetit.

Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave.

Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra.

Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.

Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund.

Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.

Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.

Kryeministri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë.

Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.

Tags: edi ramakërkesaPetrit Vasili

TË LIDHURA

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel
Politikë

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit
Aktualitet

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Next Post
Shenjat që tregojnë se fëmija juaj po kalon në depresion

Shenjat që tregojnë se fëmija juaj po kalon në depresion

OBSH jep alarmin: Bota po mbetet pa antibiotikë

OBSH jep alarmin: Bota po mbetet pa antibiotikë

Hodhi gruan nga dritarja, ja çfarë dënimi dha gjykata e lartë

Hodhi gruan nga dritarja, ja çfarë dënimi dha gjykata e lartë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

by mirseda
21:50 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime ligjore lidhur me çështjen e pezullimit...

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

21:09 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com