Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tensionet Turqi-Greqi/ Liderja e ekstremit të djathtë Le Pen mbështet Macron-in kundër Erdogan-it

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Tensionet Turqi-Greqi/ Liderja e ekstremit të djathtë Le Pen mbështet Macron-in kundër Erdogan-it

Gjatë muajit gusht, presidenti Emmanuel Macron, pas një telefonate me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur shqetësimin e tij për eksplorimin e Turqisë në kufirin e ujërave greke. Ai i ka bërë thirrje Turqisë që të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e Greqisë. Edhe udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar në Francë, Marine Le Pen, tha se mbështet presidentin Macron.

Le Pen tha se kërcënimet e Erdogan-it kundër Macron-it, në të vërtetë shënjestrojnë Francën. Po sipas saj, Erdogan po provokon. “Kundër këtyre kërcënimeve, unë jam vendosmërisht pas Emmanuel Macron-it, i cili është presidenti i Francës, pavarësisht nga fakti që kemi miliona mosmarrëveshje me të. Erdogan po provokon”, tha liderja e partisë së ekstremit të djathtë.

Kujtojmë këtu se Macron, në një deklaratë para Samitit të Vendeve të Evropës Jugore, Anëtare të Bashkimit Evropian (Med7), tha se Turqia po shton provokimet.

“Turqia po rrit provokimet, dhe kjo nuk i përshtatet një vendi të madh. Populli turk është popull i madh, dhe meriton gjëra të tjera. Ne evropianët duhet të jemi të hapur dhe të ashpër kundër qeverisë Erdogan, jo kundër popullit turk. Qeveria Erdoğan bën sjellje të papranueshme”.

Ndërkaq, pas kësaj deklarate, presidenti turk Erdogan u përgjigj: “Nuk dua të jap emra, por jam i detyruar, sepse ai merret shumë me personalitetin tim. Ai thotë se ‘Kemi problem me Erdogan-in dhe jo me popullin turk‘. I nderuar Macron, t’i do të kesh edhe shumë probleme me mua personalisht. Këtë ta kam thënë shumë herë personalisht, por nuk dëgjon.

Të kam thënë që ‘t’i nuk ke as njohuri për historinë‘. Ti nuk di as historinë e Francës. Fillimisht mos u merr me popullin turk, me Turqinë. Historia e Afrikës është pothuajse historia e Francës. Jeni ju ata që vratë 1 milion njerëz në Algjeri. Jeni ju që vratë 800 mijë njerëz në Ruanda. Fillimisht duhet të mësosh se ju nuk mund të na jepni mësime humanizmi. Këto unë ia kam thënë personalisht atij. ‘Shiko, t’i nuk ke njohuri për historinë. Fillimisht duhet të mësosh këto’”.

Tags: erdoganMacronMarine Le Pen

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në
Bota

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

22:04 | 18/04/2026
Next Post
“Zoti i bekoftë fëmijët dhe i mbroftë me prindërit e gjyshërit e tyre”/Rama emocionohet, Zaho i vogël fillon shkollën

“Zoti i bekoftë fëmijët dhe i mbroftë me prindërit e gjyshërit e tyre”/Rama emocionohet, Zaho i vogël fillon shkollën

Naftëtarët e Ballshit çajnë kordonin e policisë, efektivët i shpërndajnë me spraj. Një protestues humb ndjenjat

Naftëtarët e Ballshit çajnë kordonin e policisë, efektivët i shpërndajnë me spraj. Një protestues humb ndjenjat

Kuteli në profilin e përkthyesit 

Kuteli në profilin e përkthyesit 







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com