Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tensionet Rusi-Ukrainë/Fuqitë përplasen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Tensionet Rusi-Ukrainë/Fuqitë përplasen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ka patur përplasje të zemëruara midis të dërguarve rusë dhe amerikanë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi SHBA thirri një takim për të diskutuar mbi ngritjen e trupave të Moskës në kufijtë e saj me Ukrainën. Ambasadorja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield tha se mobilizimi ishte më i madhi që Evropa kishte parë në dekada.

Homologu i saj rus akuzoi SHBA-në për nxitje të histerisë dhe ndërhyrje të papranueshme në punët e Rusisë. SHBA dhe Britania e Madhe kanë premtuar sanksione të mëtejshme, nëse Rusia pushton Ukrainën.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha se legjislacioni që po përgatitej, do të synonte një gamë më të gjerë individësh dhe biznesesh pranë Kremlinit se sa është e mundur aktualisht.

Një zyrtar amerikan tha se sanksionet e Uashingtonit nënkuptonin se individët pranë Kremlinit do të shkëputeshin nga sistemi financiar ndërkombëtar. Rusia ka vendosur rreth 100.000 trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufijve të Ukrainës.

Përpjekjet diplomatike vazhdojnë, me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, që do të zhvillojë bisedime me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov sot. Shtetet e Bashkuara thanë se kishin marrë një përgjigje me shkrim nga Rusia, ndaj një propozimi të SHBA-së që synonte de-përshkallëzimin e krizës në Ukrainë. Por disa orë më vonë, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë tha se kjo nuk ishte e vërtetë, dhe një burim i tha agjencisë së lajmeve Ria se ishte ende duke përgatitur një përgjigje.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut, dhe do të vazhdojë të konsultohet ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj, përfshirë Ukrainën.

Ndërkohë, një numër liderësh evropianë po udhëtojnë në Ukrainë të martën për bisedime. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, po fluturon për në Kiev, pasi premtoi se do të punojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të gjetur një zgjidhje diplomatike, për argumentet me Moskën dhe “të shmangë gjakderdhjen e mëtejshme”. Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki dhe kryeministri holandez Mark Rutte, po shkojnë gjithashtu në kryeqytetin ukrainas.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: rusiSHBAUkrainë

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
“Shqisa e gjashtë” është çelësi i mirëqenies tonë

“Shqisa e gjashtë” është çelësi i mirëqenies tonë

“Kush ta pagoi charter-in privat?”Rama nxjerr videon, tall PD-në

“Kush ta pagoi charter-in privat?”Rama nxjerr videon, tall PD-në

Pushteti i tretë dhe pushteti i katërt

Pushteti i tretë dhe pushteti i katërt







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com