Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Teksasi padi në Gjykatën e Lartë, përpiqet të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Teksasi padi në Gjykatën e Lartë, përpiqet të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve

Shteti i Teksasit tha të martën se ka ngritur padi në Gjykatën e Lartë kundër shteteve Xhorxhia, Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin, duke i quajtur të paligjshme ndryshimet e bëra nga këto shtete në procedurat e zgjedhjeve për shkak të pandemisë.

Padia, e njoftuar nga Prokurori i Përgjithshëm republikan i Teksasit Ken Paxton, synon të ndihmojë Presidentin Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve.

Padia u paraqit drejtpërdrejt në Gjykatën e Lartë, në formën e lejuar për çështje të caktuara gjyqësore midis shteteve. Gjykata e Lartë ka një shumicë konservatore 6-3 dhe përfshin tre gjyqtarë të emëruar nga Presidenti Trump.

Padia në fjalë është një tjetër përpjekje ligjore që synon të përmbysë humbjen e presidentit republikan ndaj presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Teksasi i qeverisur nga republikanët akuzon zyrtarët e zgjedhjeve në të katër shtetet se dështuan të mbronin nga manipulimet votimin me postë, duke zvogëluar sipas tij “peshën e votave të hedhura në shtetet që respektojnë ligjërisht strukturën zgjedhore të përcaktuar në Kushtetutë”.

Zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve kanë thënë se nuk kanë gjetur prova të një mashtrimi në shkallë të tillë sa që të ndryshonte rezultatet. Për shkak të pandemisë, pati një rritje të votimit me postë, pasi shumë amerikanë qëndruan larg vendeve të votimit për të shmangur infektimet me COVID-19.

Teksasi po kërkon që Gjykata e Lartë të bllokojë votat e Kolegjit Zgjedhor në të katër shtetet – gjithsej 62 vota – që ato të mos numërohen. Zoti Biden ka marrë 306 vota elektorale, më shumë se sa 270 që ishin të nevojshme, krahasuar me 232 për zotin Trump, ndërsa fitoi gjithashtu votën popullore në shkallë vendi me 7 milion vota më shumë se rivali i tij.

Teksasi gjithashtu po kërkon që Gjykata e Lartë të shtyjë afatin e 14 dhjetorit, dita kur Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të votuar.

Paul Smith, profesor i fakultetit juridik të Universitetit Georgetown, tha se Teksasi nuk ka bazë ligjore për të ngritur padinë.

“Nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që shteti i Teksasit të ankohet rreth mënyrës se si i numëruan votat shtetet e tjera dhe se si do t’i hedhin ato votat e tyre elektorale”, tha profesor Smith.

Gjykata e Lartë nuk është e detyruar ta marrë në shqyrtim çështjen dhe ka thënë në vendimet e mëparshme se “juridiksioni i saj” që lejon ngritjen drejtpërdrejt përpara saj të çështjeve gjyqësore midis shteteve, duhet të përdoret në mënyrë të kursyer./VOA/

Tags: Ken PaxtonSHBATeksas

TË LIDHURA

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit
Bota

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
BE paralajmëron Kievin për skandalin e korrupsionit: Të hetohen figurat e lart
Bota

BE paralajmëron Kievin për skandalin e korrupsionit: Të hetohen figurat e lart

19:18 | 29/11/2025
Macron pret Zelenskyn të hënën në Paris për bisedimet mbi paqen në Ukrainë
Bota

Macron pret Zelenskyn të hënën në Paris për bisedimet mbi paqen në Ukrainë

18:34 | 29/11/2025
Next Post
Video/ Fyerje raciste ndaj lojtarit me ngjyrë, ndërpritet ndeshja e Championsit

Video/ Fyerje raciste ndaj lojtarit me ngjyrë, ndërpritet ndeshja e Championsit

Babai i 25-vjeçarit Rasha: Prisja ta martoja, e kanë masakruar kufomën

Babai i 25-vjeçarit Rasha: Prisja ta martoja, e kanë masakruar kufomën

Meta dërgon 10 emra në KED: Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet

Meta: Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com