Meta: Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, ka komentuar shprehjen e Faik Konicës: “Shqipërinë e bëri Zoti, e shpëtoi rastësi, dhe e varrosën politikanët”?

I ftuar në emisionin “Përballë”, Meta ka thënë se kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi. Ndër të tjera ai ka thënë se Shqipëria ka nevojë për të nxjerr në pah vlerat e saj më të mira.

Pyetje: Sa pajtoheni ju, nuk e di nëse do të perifrazojë një thënie të Faik Konicës që: “Shqipërinë e bëri Zoti, e shpëtoi rastësi, dhe e varrosën politikanët”?

Presidenti Meta: ”Mendoj se kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi.            Shqipëria ka nevojë për të nxjerr në pah vlerat e saj më të mira,  që i nxjerr gjithmonë në momentet më të vështira, për fat të keq. Sepse në momente të lira ne e lemë kohën të rrjedhi, të humbas edhe dobësohemi si faktor. Ndërkohë të mos harrojmë që jemi në një periudhë gjithmonë rivalitetesh dhe kuptohet që jo të gjithë kanë qenë të lumtur nga një shpërthim pozitiv i Shqipërisë, i shqiptarëve, i Kosovës në planin ndërkombëtarë.

Të tjerët punuan më me mençuri dhe për të na përçarë, dhe për të na defaktorizuar, dhe për të na futur në konflikte të brendshme të cilat na shterojnë energjitë në një mënyrë të paanshme, dhe të pajustifikueshme. Tani është koha për të parë interesin tonë kombëtar për të fshirë një herë e mirë këtë farë të përçarjes dhe të papërgjegjshmërisë, të shkeljes së interesave kombëtare dhe të përpjekjes për ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga evropiane.”