Pas shembjes së Teatrit Kombëtar rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, ka pasur përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policëve.
Tensionet kanë qenë konstante, ndërkohë së fundmi, në shenjë proteste, disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në rrugën mbi parkun “Rinia”.
Raportohet se Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka dhënë urdhër që të lirohet rruga “Myslym Shyri” dhe në vazhdim.