Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike.

Bashkia e Tiranës përmes një deklarate të shpërndarë për mediat ka bërë me dije se vendimi për të ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.

Sipas Bashkisë së Tiranës arsyet e mos rënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

Deklarata e plotë: “Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane.

Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private.

Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë”.

Tags: fonde publikendertohetprivateteatri i ri kombetar

TË LIDHURA

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Aktualitet

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”
Politikë

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

19:29 | 27/01/2026
Next Post
“Mos u panikosni”, Manjani ka një koment për koronavirusin

“Mos u panikosni”, Manjani ka një koment për koronavirusin

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha

Do shpartallojë “grushtin e shtetit”,  Mediu zbulon vendimin që ka marrë

Do shpartallojë “grushtin e shtetit”,  Mediu zbulon vendimin që ka marrë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com