Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Teatri i 6 dhjetorit përballë tragjedisë së primareve me patllake

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Teatri i 6 dhjetorit përballë tragjedisë së primareve me patllake

Nga: Ylli Pata

Tashmë janë bërë virale thirrjet me zë koke të një kandidateje për kryebashkiake, se do të pushtojë ambasadën amerikane apo do të përdorë tritolin si mekanizëm bazik në detyrën e qytetarit numër 1 të kryeqytetit.

Sado ky lloj komunikimi mund të “çajë rrjetin”, ai mbetet si memet që argëtojnë njerëzit me reels, që sot në çdo rrjet social janë kthyer në një aksesor të ri për të rritur audiencën. Të njëjtin efekt ka realisht edhe një përpjekje për ta mveshur politikisht një teatër- protestën e 6 dhjetorit.

Ajo nuk është as protestë as aksion politik, ngaqë nuk ka as objekt, as objektiv, e as program të qartë. Thjesht është një përpjekje për të bërë bujë, siç bën çdo bloger në rrjet për të tërhequr audiencë.

Shto këtu aspektin se e gjitha kjo zhurmë ka një hile në mes, pasi kërkohet që të luhet më shumë me lajmin e pengimit, sesa me mesazhin e tubimit.

Sepse edhe sikur Sali Berisha me Ilir Metën do ta bëjnë protestën përballë liderëve të BE-së, ata nuk e kanë kurajon që të përfaqësohen si politikanë euroskeptikë që kundërshtojnë politikat e Bashkimit Europian. E nuk do të kishte problem edhe nëse ndodhte një gjë e tillë, pasi forca kundër Brukselit nuk ka vetëm në Francë, Gjermani, por eedhe në vende të reja të BE-së, si Polonia, Hungaria apo Çekia.

Të cilat madje janë edhe në qeverisje, ku kanë ardhur pas një sërë fushatash të gjata, të hapura, në sheshe, media, e parlamente atë të vendit në Strazburg kundër politikave të BE-së, konceptit të BE-së, apo edhe Komisionit Europian të Brukselit.

Ky grupim liderësh, referimin e kanë tek Presidenti i Polonisë, Duda apo kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Por, ndryshimi këtu, është se Duda, edhe pse është një eurospektik, është atlantist i bindur, madje kërkon një aleancë  më të ngushtë me SHBA dhe më i devotshëm se shumë liderë të tjerë të Bashkimit Europian ndaj Aleancës Atlantike. Orban nga ana tjetër, edhe pse është lideri politik në kontinent që ka lidhje më të mira me Carin e Kremlinit, vendi i tij është një nga anëtarët më korrekte të NATO-s. Sa për kujtesë: Hungaria mban aktualisht komandën e KFOR-misionin ushtarak të NATO-s në Kosovë. E këtë mision komandanti hungarez po e kryen duke mos lënë asnjë ekuivok për ndonjë kompromis sado të vogël, edhe pse nuk ka sesi ta bëjë një të tillë.

Kurse grupimi politik që përfaqëson Berisha e Meta, më shumë se euroskeptikë, ata janë të inatosur, mllefosur, të mërzitur e sikletosur- me Amerikën.

E kjo ndjesi apo edhe bindje, nuk ka sesi përballet në një protestë përballë krerëve të shteteve anëtare të BE-së. Ideja fillestare, që sipas gjasave është ende aktive, është ajo e prodhimit të një lajmi paralel përballë një samiti. Ky lajm mund të prodhohet më mirë në një protestë pranë vendit ku bëhet Samiti, pra Pallatit të Kongreseve. Kryeministria, ku ata e kërkojnë do të jetë një vend totalisht i zbrazur atë ditë, megjithatë, edhe pse policia e bashkia e Tiranës i kanë ofruar një vend alternativ si sheshin “Skënderbej”, ata mund të tërheqin edhe aty vëmendjen.

Ose, thjesht mund të bëjnë një konferencë shtypi në Rogner, ku të thërrasin të 400 gazetarët e akredituar në samitin e Tiranës. Secili prej reporterëve do të ishte mjaft i kënaqur të prodhojnë lajme jashtë rutinës së një samiti, për t’i dhënë një ngjyrim ndryshe raportimit nga kryeqyteti shqiptar. Pra, rrugët për tu bërë lajm, janë “të pafundme” siç thotë edhe shprehja. Por të dy ata e dinë mirë se po u bënë lajm, do të kenë dhe mezen(backround-in) brenda, ku do të përmendet ndëshkimi nga qeveria e SHBA-së e Britanisë së Madhe. E për audiencën që i ofrohet, ky është publicitet edhe më i rëndë për protagonistët e kësaj “stuhie në gotë”.

Në thelb, apo politikisht, e gjitha kjo është një xhirim bosh për të prodhuar një lëvizje nga larg në mungesë të një zhvillimi nga poshtë. Ajo që pritej si nga foltorja ashtu edhe nga Partia e Lirisë, ishte riorganizimi i strukturave të tyre në territor, ku çdo gjë është shumë e paqartë dhe nuk ka asnjë raportim të saktë nga burimet zyrtare të palëve. Foltorja nuk ka asnjë të dhënë mbi situatën reale të degëve të saj, edhe pse media mainstream e quan Berishën kryetar të Partisë Demokratike, duke u fshehur në vendimin e Agron Zhukrit.

Përshembull sot televizionet paraqitën Luçiano Boçin si “nënkryetar të PD-së”, kur legalisht në këtë post është Jorida Tabaku.

Gjithsesi lajmi më i bujshëm që ka ardhur nga foltorja është sherri me armë zjarri në Laç gjatë të ashtuquajturave primare, një zonë ku e deleguar është Jozefina Topalli. Përfaqësuesit e foltores e kanë përshkruar në një reagim “në të nxehtë” këtë zhvillim, si “interes i shtuar për garën”.

Edhe mund të jetë, pasi me logjikën Nokës, reagimi emocional i një politikani në Laç nuk është njësoj si ai në Oslo.

Megjithatë, në Laç ishte lajmi më i bujshëm këto ditë, e sipas gjasave do të jetë edhe zona ku do të ketë lajme mjaft të forta gjatë fushatës por edhe zgjedhjeve vendore të majit.

Laçi pritet të kthehet në një “qark-Fier” të luftës politike në vend. Aty mazhoranca do të luajë në një sulm të egër, me fuqi edhe më të shtuara politike, natyrisht duke u mbështetur tek rindërtimi dhe investimet. Ndërkohë opozita kërkon të mbajë rezultatin e 25 prillit 2021. Pra Kurbini do të jetë dhe është kryelajmi politik sot, kurse ajo e 6 dhjetorit është thjesht material për meme…

Tags: BerishaMetaylli pata

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Presidenti i Gjermanisë vizitë zyrtare në Tiranë

Presidenti i Gjermanisë vizitë zyrtare në Tiranë

Petro Koçi: Meta është personazh i korrupsionit, nuk e ndihmon opozitën

Petro Koçi: Meta është personazh i korrupsionit, nuk e ndihmon opozitën

Prodhuesi i iPhone-it ofron pagesë për gjetjen e punëtorëve të rinj

Prodhuesi i iPhone-it ofron pagesë për gjetjen e punëtorëve të rinj







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

by mirseda
22:40 | 07/10/2025
0

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor...

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com