Petro Koçi, teksa fliste për koalicionin Meta-Berisha, u shpreh në emisionin “Zona Zero” se kreu i PL-së nuk e ndihmon opozitën, por ia thellon më tepër krizën. Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, deklaroi se kryetari i PL-së, Ilir Meta është personazh i korrupsionit. Sipas tij, dy personazhet Berisha dhe Meta nuk janë alternativë për ndryshim, dhe se ftesa e tyre është për tu kthyer mbrapa.
“Çifti Berisha-Meta ishte një ftesë për kthim mbrapa, se nuk është alternativë për ndryshim, është një ftesë për tu kthyer mbrapa. Jemi në këtë fazë që opozita është në krizë dhe ky lloj lidershipi e thellon krizën e brendshme. Kështu që kriza e krizës nuk zgjidhet. Përkundrazi kjo e thellon fakti që Berisha është “non grata” dhe rrezikon edhe partia të bëhet “non grata”.
“Aq më tepër e thellon koalicioni me një personazh të korrupsionit siç është Ilir Meta”, u shpreh ai. I pyetur se përse PS e zgjodhi Metën president kur është personazh i korrupsionit, deputeti deklaroi se ishin “të detyruar” në mënyrë që presidentin të mos e zgjidhte Sali Berisha.