Një qytetar ka humbur ndjenjat në protestën që po zhvillohet në këto momente para Teatrit Kombëtar. Nga pamjet e siguruara nga News24, i riu shihet përtokë ndërkohë që qytetarë të tjerë e kanë rrethuar duke i dhënë ndihmën e parë.
Ndërkohë, artistët dhe qytetarët kanë thënë se policët duhet që të heqin kapelën, ndërsa kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Protesta vijon akoma, teksa qytetarët po mundohen të çajnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ambienteve të godinës së Teatrit Kombëtar.