Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të vërteta zhytur në rërë dhe emancipimi i antropologjisë shqiptare

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Fuga ironizon largimet nga politika: Më hapin barkun

Nga Artan Fuga

Nuk është e vërtetë që kombi shqiptar u formua në shekullin e 19-të, por shumë më parë.

Nuk është e vërtetë që një komb e bashkon tregu i përbashkët, shteti, gjuha, ndonëse këto luajnë rol. Pesë shekuj arbërershët kanë ruajtur gjuhë, zakone, vetëdije, krejt të shkëputur, është një nga provat! Një komb e bashkon sikurse provon Max Weber vullneti kolektiv për të jetuar sëbashku.

Nuk është e vërtetë se shqiptari në histori ka pasur ndërgjegje të cekët fetare. E ka pasur sa gjithë kombët dhe popujt e tjerë që edhe ata në të shumtën e rasteve kanë ndryshuar fe. Feja e shqiptari është feja në besimet e veta të ndryshme dhe jo shqiptaria! Shqiptaria është vetëdija e identitetit kombëtar.

Nuk është e vërtetë se vetëm fqinjët na kanë “ngacmuar” në histori, por edhe ne në mjaft raste u kemi prekur atyre atyre interesat e tyre. Këtë e kanë bërë elitat kolaboracioniste sikundër për të përfituar privilegje te Porta e Lartë sulltanore, te Italia fashiste e Musolinit, te njehsimi me Italinë fashiste në sulmin kundër gerkërve, te lidhja me Bashkimin Sovjetik dhe Traktatin e Varshavës, me Kinën. Por, edhe të tjerët na kanë masakruar.

Nuk është e vërtetë se Skënderbeu ishte thjesht një prijës mbi kalë, një strateg luftarak, por mbi të gjitha ishte një njeri i inspiruar nga filozofia politike humaniste e pasmesjetës së hershme, dhe ndërtoi qysh herët një pushtet laik.

Nuk është e vërtetë që fjalët e para të dokumentuara të shkruara shqip janë përpjekje për të përhapur besimin në shtresat e varfëra popullore, ,por është një përpjekje e shtresave të larta për të futur shqipen në fe.

Nuk është e vërtetë që shqipja nuk ka lidhje me gjuhët latine, kryqëzimet e saj me të si në leksik, morfologji, sintaksë etj. janë krejt të pranishme.

Nuk është e vërtetë se gabimet i bëjnë thjesht prijësit, edhe populli ka përgjegjësinë e vet, ne kolektivisht kemi bërë “vetëvrasje” masive në histori, mjafton të përmend therrjen e bagëtive në vitin 1981 e më tej si kundërpërgjigje ndaj tufëzimit, shkatërrimet masive në vitet 1990 – 93 të të mirave materiale, hedhjen në kosh të parave në kohën e piramidave, shkatërrimet e viteve 97 dhe 98, emigrimin masiv, etj.

Nuk është e vërtetë se populli është mënçurisht i pagabueshëm, edhe ai gabon dhe kur gabon bën gabime shekullore. Braktisja e zonave rurale dhe ardhja buzë Lanës dhe buzë kënetave në zonën Durrës – Lezhë është një nga gafat tona historike popullore.

Nuk është e vërtetë se identiteti shqiptar është midis Lindjes dhe Perëndimit, por është në thelb identitet europian i pastër. Mbishtresat pastaj njihen te cdo popull, italianët, gjermanët, spanjollët, grekët, etj. Por tjetër është identiteti dhe tjetër mbishtresat!

Tags: artan fugaemancimipiopinion

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post

Italia/ Del në skenë Baloteli, "shfryn" ndaj urrejtjes dhe do 'Katar 2022'

E rëndë në Holandë/ Gazetari investigativ qëllohet me plumb në kokë

E rëndë në Holandë/ Gazetari investigativ qëllohet me plumb në kokë

Anija "Ever Given" largohet nga Kanali i Suezit pas marrëveshjes me Egjiptin







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com