Vijon ngujimi i studentëve në Fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka pasur një përplasje mes tyre dhe forcave të sigurisë.
Tashmë, studentët e këtij fakulteti i kanë dërguar një shkresë me 5 kërkesa dekanatit të fakultetit, ku kërkojnë ndër të tjera shtyrjen e sezonit.
Kërkesat e studentëve janë:
-Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor deri në dhënien e një përgjigjeje përfundimtare.
-Shtyrja e afatit të pagimit të tarifave dhe procedurave për marrjen e bursave deri në dhënien e një përgjigje përfundimtare.
-Nisja e një plan veprimi nga Dekanati, për plotësimin e kërkesave që varen drejtpërdrejt nga ai.
-Mos penalizmi i studentëve apo marrja e masave ndaj tyre deri në përfundimin e bojkoti.
-Mos ndalimi i studentëve për të hyrë apo dalë nga fakulteti gjatë kohës së bojkotit nga rojet private.