Foto Galeri

Harrojini makinat, së shpejti do shkoni në punë me taksi fluturuese (foto)

               Publikuar në : 13:30 - 10/01/19 marsela

Një ndër ëndrrat e njerëzimit është që të shkojnë në punë ose diku tjetër duke fluturuar. Sa është e mundur kjo gjë? Për shkencëtarët kjo nuk është aspak e pamundur, pasi në një të ardhme të afërt, çdo gjë mund të konkretizohet.

Tani është e mundur falë vizionit të kompanisë Bell, pasi për disa vite do të nxjerrë në qarkullim taksitë fluturuese. Bell Nexus mund të transportojë deri në pesë persona, katër pasagjerë dhe pilotin.

Kjo makinë fluturuese u prezantua në panairin e pajisjeve teknologjike në Las Vegas. Kompania në fjalë ka dalë garante se taksia fluturuese do të dalë në qarkullim në vitin 2023, ku do të jetë e gatshme për përdorim.

“Është një veturë fluturuese urbane, me të cilën do të mund të transportojmë qytetarët në një mënyrë tjetër”, ka deklaruar Matt Lous, inxhinier i aerodinamikës në kompaninë Bell.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT