Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në Lezhë.
Një person, i identifikuar si Gjin Marku, ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Mërisë.
Duke iu referuar njoftimit të policisë, viktima është ekzekutuar nga shtetasi me iniciale T.GJ, mik i familjes. Ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një konflikt për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë.
Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij
Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.