Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Një person ka qëlluar në ajër, në zonën e Triportit.
”Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë’’, informon policia.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.