E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Të rikuperojmë rezultatin/ Reja flet për sfidën ndaj Hungarisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Hungarinë. Së pari, ai u prononcua për humbjen në Poloni, duke e quajtur rezultat të padrejtë. Reja tha se pret një ndeshje të mirë nga skuadra, dhe se çdo ndeshje është vendimtare. Më tej shtoi se Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por skuadra shqiptare duhet të japë më të mirën.

“Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patën në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë.

Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat u komplikuan, një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.

E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. Mund të kemi të njëjtën sistem të lojës, por trajnerët kanë mënyrat e tij të zhvillimit të lojës. Rosi ka një ekip kompetitiv, është një grup i fortë, si në fizik dhe në mbrojtje.

Kemi lojtar që mund të vendosim lojtarët hungarez në vështirësi, kemi tre mungesa të rëndësishme, do të shoh se çfarë mund të ndryshoj. Nëse ka një analizë preçize, nëse ka statistike ata kanë goditur 5 herë portën dhe kanë realizuar 4.

Ne kemi bërë gabime dhe nuk ka shkuar gjithçka keq, por sepse kemi bërë gabime individuale. Kur sheh rezultatin me 4 gola, thuhet që mbrojtja ka shkuar keq. Nëse analizoni golat nuk është se erdhën nga taktikat që kemi bërë në fushë.

Brojan e kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë që ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë, duhet të bëj një analizë dhe do të shoh gjendjen e lojtarëve, dhe do të shoh gjithashtu për lojtarët që do të aktivizoj dhe nesër është dita më e mirë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...