Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Të ndërhyhet për të mbrojtur territorin”, Lleshaj inspektim në Petrelë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Të ndërhyhet për të mbrojtur territorin”, Lleshaj inspektim në Petrelë

Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar sot një inspektim në zonën e Petrelës, pranë lumit Erzen, në një zonë e cila është kthyer në vend-depozitim mbetjesh.

Lleshaj ishte i shoqëruar edhe nga prefektja e Qarkut Tiranë, Suzana Jahollari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici, administratori bashkiak i zonës dhe struktura vendore të Policisë e IKMT-së.

Ministri la porosi për strukturat vendore, policore dhe ato të IKMT për të ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme, në funksion të mbrojtjes e ruajtjes së territorit.

Prononcimi i plotë:

Një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera në këtë periudhë pandemie është që të mos ta lëmë pandeminë që të na ç’orientojë dhe të na devijojë nga objektiva dhe nga prioritete të tjera që kemi, pra, që pandemia të mos eklipsojë prioritete të tjera.

Për fat të keq konstatojmë se ka shumë probleme, të cilat meritojnë vëmendje. Një ndër to është çështja e mjedisit. Dihet që me ndryshimet e fundit ligjore dhe organizative, Ministria e Brendshme ka marrë përgjegjësi edhe për inspektimin e territorit dhe të mjedisit. Në këtë kuadër kemi dalë sot për të parë se si duket gjendja në terren. Fatkeqësisht konstatoj probleme të mëdha në këtë pikë ku jemi dhe si këto ka edhe gjetiu.

Do të angazhohemi në një kuadër të një programi të madh, një angazhimi shumë serioz për të frenuar me çdo kusht këtë përdhosje të mjedisit që bëhet nga subjekte të papërgjegjshëm, të cilët edhe shfrytëzojnë krizën dhe pandeminë aktuale për të vazhduar biznese kriminale në kurriz të mjedisit, në kurriz të së ardhmes tonë, në kurriz të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Policia e Shtetit, IKMT-ja dhe struktura të tjera të Ministrisë së Brendshme do të angazhohen në kuadër të një plani shumë serioz, i cili do të mundësojë së pari të kontrollojë vijat ujore, lumenjtë, të cilët janë viktimat më të mëdha të mëkateve mjedisore. Do të fillojmë me lumin Erzen, i cili do të merret në kontroll që nga burimi, në malin e Shën Gjergjit, deri në deltën e tij, në grykëderdhje, për t’u kontrolluar, për të evidentuar problematikën dhe për të adresuar të gjithë këtë problematikë.

Qëllimi final do të jetë që lumi të kthehet në origjinën e tij, që në lumë të ndalohet derdhja e çfarëdo materiali inert, të çfarëdo natyre. Të ndalohet hedhja e mbeturinave, të ndalohet derdhja e ujërave të zeza. Me këtë model ne do të vijojmë në të gjithë Shqipërinë për ta implementuar të njëjtën logjikë, që lumenjtë e Shqipërisë do të jenë vija të pastra ujore, asete dhe burim i vërtetë në shërbim të qytetarëve dhe jo kanale ujërash të zeza dhe vend grumbullimi të mbeturinave.

Në këtë përpjekje të madhe do të angazhohen të gjithë institucionet, të cilat do të kenë përgjegjësinë për të kryer detyrat por edhe përgjegjësi përpara ligjit. Dihet tashmë që me ndryshimet ligjore çështjet e mjedisit, krimet në mjedis konsiderohen si vepra penale, përveçse shkelje administrative ato konsiderohen edhe si vepra penale.  Në funksion të këtij qëllimi është organizuar puna që IKMT-ja dhe Policia e Shtetit do të punojnë si një ekip i përbashkët për t’i trajtuar krimet në mjedis në kompleksitetin e vet. Pra, edhe si shkelje administrative që i trajton IKMT-ja, edhe si shkelje penale që i trajton Policia e Shtetit.

Kjo do të thotë që për çdo rast të ngjashëm do të kemi dy procese paralele që do të zhvillohen: e para, procesi administrativ, për të parë shkeljet administrative të kujtdo subjekti, që guxon t’i bëjë natyrës dhe mjedisit këto dëme si ky që shihni këtu; e dyta do të jetë angazhimi i Policisë së Shtetit për të hapur hetime penale, për arsye se të gjitha këto lloj krimesh ndaj mjedisit janë vepra të parashikuara si krim në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Besoj që me këtë angazhim të shumë-anshëm, nga të gjithë institucionet ne do të arrijmë që të shpëtojmë, të mbrojmë, të rikthejmë në identitetin e tyre natyror këto pasuri të jashtëzakonshme natyrore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Tags: inspektimPetrelësander lleshaj

TË LIDHURA

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’
Politikë

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

14:24 | 09/01/2026
Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat
Aktualitet

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

14:01 | 09/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …
Aktualitet

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Next Post
Ditmir Bushati, ose Ben Blushi i ri në PS

Ditmir Bushati, ose Ben Blushi i ri në PS

26-vjeçari i dha fund jetës, ministri në Kosovë mendon të japë dorëheqjen

26-vjeçari i dha fund jetës, ministri në Kosovë mendon të japë dorëheqjen

Rihapja e futbollit, FSHF tjetër letër për qeverinë

Rihapja e futbollit, FSHF tjetër letër për qeverinë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’
Politikë

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

by mirseda
14:24 | 09/01/2026
0

Prej orës 10 kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim informal me të kabinetin qeverisës për...

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

14:01 | 09/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Pas zgjedhjeve, nis beteja politike për postin e Presidentit në Kosovë

Pas zgjedhjeve, nis beteja politike për postin e Presidentit në Kosovë

13:11 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

12:43 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com