Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të na marrin të keqen të gjitha së bashku, Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrangheta

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të na marrin të keqen të gjitha së bashku, Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrangheta

Nga Mentor Kikia

Një sipërmarrës i huaj kërkon të investojë nja 400 milion Euro. Do të bëjë resort turistik në bregdet.

Ka dëgjuar që turizmi është prioritet. Merr leje ndërtimi nga qeveria, por i marrin truallin.

Një gjykatëse, tokën e shtetit ia njeh si pronë një personi. Avokate e “pronarit” është gruaja e një prokurori.

Investitori i drejtohet gjykatës, sepse kështu ndodh në vende demokratike.

Por një ditë atë e zënë në rrugë, i hyjnë me dru dhe ia thyejnë këmbë e duar. Ikën i tëri në allçi dhe e harron resortin.

Kockëthyesin askush nuk e arrestoi.

“Pronari”, tokën që fitoi me gjyq ia shiti atij që i theu kockat investitorit.

Një ditë pranvere, dikush hyn në arkivin e prokurorisë dhe grabit dosje. Po po, dosje hetimore. Nga ato që kishin brenda çështje pronash për tokat në bregdet, atje ku i thyen kockat investitorit.

Pastaj, një ditë, një prokuror arreston me bujë ish-drejtuesin e hipotekave. Nuk u mor vesh përse.

Pastaj një ditë tjetër, në gjykatë u firmosën një tufë urdhër-arreste për gjithë administratën e hipotekës dhe ish-komunës ku gjenden tokat e bregdetit.

Menjëherë pas kësaj kryetarja e gjykatës dha dorëheqjen, sepse do të punonte në një spital privat.

I ishte mërzitur drejtësia.

Ishte ajo gjykatësja, që tokën ku do të ndërtonte sipërmarrësi i huaj, ia ktheu “pronarit”.

Pastaj, kockëthyesi, një ditë gjendet në të njëjtën makinë(në makinën e tij në fakt) me prokurorin, burrin e asaj avokates së atij që u bë pronar i tokës.

Ishin shokë të ngushtë.

Pastaj dikush ia plas me kallash dhe i bën shoshë.

Në makinë gjenden edhe ca dosje, nga ato që ishin grabitur në prokurori…

Deri tani sërish askush nuk është arrestuar.

Kush qëlloi? Përse i qëlloi? Kush ishte objektivi i atentatit? Ç’donin dosjet e hetimit në makinën e kockëthyesit? Këto dhe të tjera të reja, do t’i ndiqni në sezonin e dytë të “Çukur”-it.

Deri atëherë i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Tags: investitorkomentmentor kikiatruall

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Meta jep njoftimin: Në nëntor do të shpall këtë nismë

Meta dekreton dy ligje të miratuara nga Kuvendi

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexit-in

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexit-in

Berisha: ‘Shengeni Ballkanik’ si pakti Tito-Enver

Dy zyrtarët e lartë të policisë nën hetim, Berisha: Balla ka 50 % të fitimit







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat
Aktualitet

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

by mirseda
16:08 | 04/02/2026
0

Banorët e fshatit Luz i kanë dhënë për të disatën herë protestave për të kërkuar përmirësimin e...

VENDIMI/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

VENDIMI/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

15:59 | 04/02/2026
Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina  Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

14:57 | 04/02/2026
33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

14:53 | 04/02/2026
Shehaj: Kryeministri po sulmon drejtësinë në kohën kur GJK duhet të vendosë për Ballukun

Shehaj: Kryeministri po sulmon drejtësinë në kohën kur GJK duhet të vendosë për Ballukun

14:24 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com