Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Të kthehesh në Shqipëri, prej aty ku u arratisën nga “sytë-këmbët”

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Të kthehesh në Shqipëri, prej aty ku u arratisën nga “sytë-këmbët”

Bedburg – Familja Cekaj, ​​jeton prej më shumë se dy vitesh në Gjermani, Petro (37), Valbona (27) dhe tre vajzat e tyre Ervana (shtatë), Enisa (pesë) dhe Rumejsa (4-vjeçe) janë të integruar shumë mirë. Babai punon murator, dhe mund të ushqejë familjen e tij, ndërsa nëna sapo ka nënshkruar një kontratë trajnimi, e cila do ta bënte familjen krejtësisht të pavarur nga kujdesi social shtetëror. Fëmijët flasin gjermanisht në mënyrë të përsosur, dhe kanë shumë miq bashkëmoshatarë në Ëilhelm-Busch-Grundschule dhe në Kindergarten St. Lambertus.

Letrat e shumta nuk po japin asnjë efekt

 

Familja e ka ndërtuar vetë jetën këtu, është e zellshme për t’ia dalë mbanë, dhe nuk dëshiron asgjë nga shteti. “Nëse i lejoni të punojnë në paqe, ata së shpejti do të jenë në një gjendje më të mirë ekonomike se shumë gjermanë këtu”- thotë Michaela Rung-Kraus, ndërsa u shkruan vazhdimisht peticione autoriteteve përkatëse.

Peticione që në fakt nuk premtojnë ndonjë gjë të mirë. Peticione, letra prekëse, dhe piktura të vizatuara nga fëmijët, për ta lejuar familjen Cekaj ​​të jetojë në Gjermani. Ajo vjen nga Shqipëria. Vendi i tyre cilësohet kryesisht një vend i sigurt i origjinës. Ausländerbehörde (autoriteti përgjegjës për emigrantët) i distriktit Rhein- Erft-Kreis, kërcënon deportimin e saj në Shqipëri.

Aplikimi për azil është refuzuar. Familja ka bërë një gabim, dhe ndoshta disa të tilla. Për shkak se prindërit donin t’i shpëtonin fëmijët e tyre nga një deportim traumatik, ata nënshkruan një dokument ku shpreheshin se do të largoheshin vullnetarisht nga Gjermania. 

Ata nuk dëshirojnë të kuptojnë vendimin e zyrës së emigracionit, meqenëse kontrata e trajnimit të Valbona Cekaj, ​​i jep asaj mundësinë e një periudhe trajnimi për disa vite, të parashikuara nga ligjet vendase. E megjithatë kërkesa e tyre për qëndrim të përhershëm u refuzua, pasi distrikti Rhein- Erft-Kreis akuzon Cekajt, se nuk kanë qenë bashkëpunues.

Ata do të duhej të merrnin pasaportat për largimin e tyre. Gjë që nuk e bënë. Kjo është arsyeja pse Gjykata Administrative e Këlnit, ka refuzuar një kërkesë urgjente për të detyruar distriktin Rhein- Efrft të tolerojë.

“Ajo është një nga ne”

4-vjeçarja Amilia Kraus ka ngjitur një foto në një copë letër, të cilën ajo na e tregon së bashku me mikeshën e saj Rumejsën. “Ajo na përket neve”- shkruhet në letrën e përgatitur nga vogëlushet, me lloj-lloj ngjyrash pranë fjalëve. Shtatëvjeçari Leëin Kraus, i shkroi Ministrit të Brendshëm të landit, Herbert Reul, për shoqen e tij të klasës, Ervana: “Ajo duhet të ketë të drejtën të qëndrojë me ne!”.

Prindërit kanë mbledhur nënshkrimet e fëmijëve në kopshtin dhe shkollën e fëmijëve të tyre. Deri më tani janë mbledhur 150 të tilla. Johanna Münch, bashkëpunëtore e asgjensisë këshillimore për emigrantët që përballen me deportimin “Diakonie” në Köln, ka paraqitur një kërkesë në komisionin e rasteve të vështira në Ministrinë e Brendshme.

Në deklaratën shpjeguese, ajo përpiqet, me ndihmën e një dëshmie të Dagmar Harf, një vullnetari në ndihmë të familjes shqiptare, për të provuar se ka pasur një keqkuptim në lidhje me çështjen e pasaportave, gjatë bisedës midis autoritetit të emigracionit dhe Valbona Cekajt.

“Ne kemi nevojë për një engjëll”- thotë Michaela Rung-Kraus, duke ditur se mundësitë ligjore janë shterur, dhe se autoritetet e emigracionit këmbëngulin në qëndrimin e tyre. Cekajt ishin shumë të mirë, shumë të rregulluar, shprehet Rung-Kraus. “Nëse ata do të krijonin më shumë zhurmë rreth vetes, do të ishin më të zëshëm, do të ndihmoheshin”.

Çfarë do të thotë një kthim në Shqipëri?

Valbona Cekaj ​​ngre supet. Familja ka ardhur këtu nga qyteti i vogël i Shkodrës në veri të Shqipërisë. Babai i bashkëshortit të saj, qëndroi atje pasi u angazhua në fushatën zgjedhore  si kandidat i Partisë Socialiste, ndërsa i biri e mbështeti në fushatë. Për shkak të kësaj u përball me presione, Petro Cekaj humbi, ndërsa familja u kërcënua.

Në këtë situatë ata braktisën vendin. “Nëse kthehemi atje, kjo që kemi sot nuk mund të jetë më jeta jonë, pasi do të ishim të izoluar në aspektin shoqëror”. Cekajt dhe miqtë e tyre gjermanë, shpresojnë tani tek disa politikanë që i kanë informuar mbi situatën, sikurse është edhe Georg Kippel, një anëtar i Bundestagut gjerman.

Ai është një avokat në profesion. Dhe si i tillë, pas studimit të dosjes ai shprehet: “Familja i ka shteruar të gjitha mjetet juridike me mbështetjen ligjore. Rasti është i vështirë, por e drejta është në anën e autoriteteve të emigracionit”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: “sytë-këmbët”arratisënfamilja cekajgjermaniktheheshshqiperi

TË LIDHURA

PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq
Aktualitet

PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq

19:12 | 08/07/2025
Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

19:03 | 08/07/2025
Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë
Aktualitet

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë

18:36 | 08/07/2025
Next Post
Përplasja me SHBA-të, BE në kërkim të partnerëve të rinj ekonomikë  

Përplasja me SHBA-të, BE në kërkim të partnerëve të rinj ekonomikë  

Jony Ive: Ja si po keqpërdoret iPhone

Jony Ive: Ja si po keqpërdoret iPhone

Seksi oral vdekjeprurës? Ja simptomat dhe kujdesi që duhet të tregojmë

Seksi oral vdekjeprurës? Ja simptomat dhe kujdesi që duhet të tregojmë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com