Aktori Xhan Yaman është kthyer në një nga më të komentuarit pas transformimit që pësoi në pamje, duke lënë mjekër e duke bërë muskuj nga ushtrimet në palestër. 28-vjeçari i cili luan në serialin turk “Erkenci kus”, ka pranuar se është me origjinë shqiptare e kjo deklaratë e ka bërë edhe më të dashur për shqiptarët.
Megjithatë marrëdhënien me fansat, Xhan duket se nuk e ka edhe aq mirë. Ai shpesh u kthen përgjigje atyre në komente, ndryshe nga aktorët e tjerë që nuk ndikohen nga komentet negative.
Së fundmi një vajzë i ka komentuar Xhanit në një postim të tij ku i shkruan se i ka hipur vetja në qejf pasi mori famë të madhe. Aktori nuk ka duruar dot dhe i ka replikuar fanses duke i shkruar se një koment i tillë ka pasoja ligjore, shkruan Xing.al.
“Edhe na thonë pastaj pse bëjmë bllok”, i është përgjigjur Xhan dhe më pas postoi në Instastory komentin e fanses duke shtuar: “Nëse mërziteni me diçka mos shfryni sa andej këtej. Mos harroni se kur shfryheni tek unë, përfundoni tek zyra e avokatit tim. Bëjini një të mirë vetes dhe mos i ndiqni njerëzit që nuk ju pëlqejnë. Meqë ra fjala nuk jeni fare të zotët për të hedhur kunja prandaj mos e merrni mundimin, ruani dashurinë”, ka shkruar Xhan Yaman.