Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Të interesuar për studime në SHBA? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Të interesuar për studime në SHBA? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Jeni të interesuar për programe studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?! Ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët. Ambasada amerikane në Tiranë njofton përmes Facebook se janë hapur aplikimet për Programin Global UGRAD 2018-2019.

“Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan”, shpjegon ambasada.

Afati i fundit i aplikimit është data 31 Dhjetor 2018.

Në faqen e ambasadës, shpjegohen detaje të mëtejshme për programin, kushtet që duhet të përmbushin studentët për aplikimin dhe mënyra e aplikimit.

Programi Global UGRAD

Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë.

Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan.

Të gjithë studentëve u kërkohet të marrin pjesë vullnetarisht në aktivitetet e shërbimit komunitar, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional si pjesë e programit Global UGRAD. Studentët largohen nga Amerika me idenë për t’u bërë udhëheqës në profesionet dhe komunitetet ku jetojnë.

Studentët që kanë mbaruar programin Global UGRAD  mund të aplikojnë për programin Fulbright, të përfitojnë specializime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe të punojnw në biznese ose administratë në vendet e tyre. Konkurenca për programin është shumë e lartë dhe në bazë merite. Finalistët do të përzgjidhen në bazë të rezultateve akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitjes së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

FUSHAT E STUDIMIT

Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM

Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:

Mbi 18 vjeç

Shtetas shqiptar, aktualisht rezident në këtë shtet

Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD

I regjistruar si student në çdo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD; Programi Global UGRAD nuk mund të konsiderohet si semestër përmbyllës për një student universiteti.

Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2018 ose Janar 2019 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data)

Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program

Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit

JO TË KUALIFIKUESHËM

Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD

Qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në Shtetet e Bashkuara

Personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre

Punonjës vendas të misioneve amerikane të cilët punojnë për Departamentin e Shtetit dhe/ose për Agjensinë Ndërkombëtare të Zhvillimit (USAID); punonjësit janë gjithashtu të pakualifikuar për një vit pas mbarimit të kontratës së punës;

UDHËZIME PËR APLIKIMIN

Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:

Aplikimin

Një ese

Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit

Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara)

Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.

Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit

Aftësia në gjuhën angleze

Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.

UDHËZIMET E APLIKIMIT

Udhëzimet hap pas hapi për të plotësuar aplikimin do t’i gjeni këtu (PDF 791 KB).

Për tu regjistruar për programin Global UGRAD dhe për të plotësuar aplikimin përdorni Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Nuk rekomandojmë të përdoret telefon celular ose Internet Explorer.

Kërkohet që kandidatët e interesuar TË APLIKOJNË ONLINE!

Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2018 ora 11:00PM (ora shqiptare).

Mos përdorni shkronja të veçanta/pikësime. Sistemi njeh vetëm alfabetin anglez.

Shiheni me kujdes dhe njëherë aplikimin! Klikoni “dërgo” vetëm nëse jeni 100% të sigurt për ta bërë. Deri në këtë moment klikoni “ruaj”

Procesi i regjistrimit kërkon konfirmim të llogarisë tuaj. Do të merrni një e-mail me udhëzime dhe një link për tu regjistruar.

Regjistrohuni këtu.

Përzgjidhni aplikimin Global UGRAD 2018 dhe klikoni “regjistrohu”

Klikoni: Plotësoni aplikimin online

“Për pyetje të tjera ju lutemi shkruani në: CultureandEducationTirana@state.gov “, apelon ambasada.

Tags: AmbasadainteresuarnjoftiminrëndësishëmSHBAStudime

TË LIDHURA

Aksident në Rrugën e Arbrit – Makina del nga rruga, disa të plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit – Makina del nga rruga, disa të plagosur rëndë

16:46 | 03/07/2025
Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për ditë të tretë – Autoritetet nuk reagojnë
Aktualitet

Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për ditë të tretë – Autoritetet nuk reagojnë

16:19 | 03/07/2025
Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit
Politikë

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

14:37 | 03/07/2025
Next Post
Ironi me Dokon në internet, Berisha publikon foton e radhës

Ironi me Dokon në internet, Berisha publikon foton e radhës

VIDEO/ Flamurit kuqezi i vihet flaka në Kretë, nxënësja shqiptare humb ndjenjat

VIDEO/ Flamurit kuqezi i vihet flaka në Kretë, nxënësja shqiptare humb ndjenjat

Rikthehet makthi i “Balenës Blu”, policia i shpëton jetën fëmijës

Rikthehet makthi i “Balenës Blu”, policia i shpëton jetën fëmijës

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Bota

Tjetër komunikim Uashington-Moskë, Trump dhe Putin zhvillojnë telefonatën e radhës

by mirseda
18:05 | 03/07/2025
0

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin janë duke zhvilluar një telefonatë, e...

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

17:48 | 03/07/2025
Trajneri i Gwangju i bën thirrje klubit të mbajë Jasir Asanin

Trajneri i Gwangju i bën thirrje klubit të mbajë Jasir Asanin

17:41 | 03/07/2025
Sulm me thi*ë në një qendër tregtare, disa të plago*ur, arrestohet një 20-vjeçar

Sulm me thi*ë në një qendër tregtare, disa të plago*ur, arrestohet një 20-vjeçar

17:38 | 03/07/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com