Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Të hetohen apo jo pasuritë e familjarëve të politikanëve?

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Të hetohen apo jo pasuritë e familjarëve të politikanëve?

Partia Demokratike në opozitë kërkon bërjen e Vettingut edhe në politikë në Shqipëri. PS e mbështet parimisht nismën për vettingun, por me kusht që të përfshihen edhe pasuritë e anëtarëve të familjes së politikanëve.

Në  Indeksin e Korrupsionit – 2017 të Transparency International për 180 vende të botës, rajoni i Ballkanit Perëndimor rezulton me nivel të lartë korrupsioni. Në një sistem vlerësimi nga 0 në 100 pikë, ku sa më të ulta pikët aq më i lartë korrupsioni, Maqedonia ka marrë 35 pikë,  Shqipëria  dhe Bosnjë-Herzegovina 38, Kosova 39, Serbia 41 dhe Mali i Zi 46 pikë. Fjala është për korrupsion në sektorin publik dhe në politikë. Maqedonia rezulton vendi me korrupsionin më të lartë në rajon, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina dhe  Shqipëria, që kanë të njëjtin nivel korrupsioni.

Reforma në Drejtësi: Hetim për politikanët në 25 vitet e fundit

Për më shumë se dy dekada qytetarët në Shqipëri janë bombarduar me cilësime të palëve politike kundërshtare për një administratë publike të korruptuar, abuzuese me fondet publike, të lidhur me krimin e organizuar. Për më shumë se dy dekada zyrtarë dhe politikanë të  lartë janë stigmatizuar si të korruptuar, hajdutë, mafiozë, vrasës. Asnjë prej tyre nuk është përballur me drejtësinë, asnjë prej tyre nuk ka marrë fajësinë apo pafajësinë nga Gjykatat. Të sigmatituarit dhe të përfolurit vazhdojnë të jenë sot e kësaj dite në politikë dhe t’i japin karburant akuzave të ndërsjellta të dy palëve politike kryesore, PS dhe PD.

Reforma në Drejtësi sjell shanse që kjo situatë të ndryshojë një herë e mirë. Shtylla kurrizore e kësaj reforme, vettingu i gjykatësve dhe prokurorëve, është në përfundim e sipër. Ai ka nxjerrë jashtë sistemit gjykatës dhe prokurorë, që nuk kanë justifikuar pasuritë e tyre. Në javët që vijnë nga gjykatësit dhe prokurorët, që mbetën në sistem, do të zgjidhen anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Byroja Kombëtare e Hetimit, sipas modelit të FBI, dhe Struktura e Posaҫme Antikorrupsion, (SPAK)janë dy strukturat e tjera kushtuetuese që pritet të fillojnë nga puna pas disa javësh. Qëllimi i tyre është të hetojnë politikanët dhe t’i ndëshkojnë, kur ata rezultojnë të korruptuar ose të lidhur me krimin e organizuar, deri në dënim me burg. Hetimet do të shtrihen edhe në pasuritë e familjarëve të tyre. SPAK, sipas kushtetutës, do të merret me dhënien e verdiktit për korrupsion të zyrtarëve të  lartë publikë, politikanëve dhe familiarëve të tyre.

Kryeminisri Rama shkroi të mërkurën(12.09.2018)në median sociale: “Kush nuk e qeveris vendin me prioritet për ta ҫuar përpara, duhet jo vetëm të mos zgjidhet më, por t’i hiqet dhe sekustrohet e gjithë pasuria që ka vënë gjatë këtyre 30 viteve.” I gjithë procesi po monitorohet nga BE dhe SHBA dhe po mbështetet fuqimisht me ekspertizë nga Gjermania.

Nismë e re e PD: Ndryshime kushtetuese për Vettingun në politikë

Një lëvizje e kohëve të  fundit të opozitës së kryesuar nga PD kërkon të bëjë sa më parë vettingun në politikë, pa pritur funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Një projektligj i depozituar këto ditë, në Parlament kërkon ndryshime Kushtetuese për të kryer vettingun në politikë. Në thelb të tyre është krijimi i mekanizmave të reja kushtetuese që nxjerrin jashtë loje Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.

PD e quan projektligjin në fjalë fazën e dytë të ligjit të dekriminalizimit, të miratuar në 2015, që nxorri jashtë Parlamentit deputetët e inkriminuar. Por PD mendon se ata janë zëvendësuar tani  në maxhorancën aktuale në Parlament citoj “me të deleguarit e tyre,” që duhet të largohen pikërisht me vettingun në politikë që ajo propozon.

PD: Vettingu i politikanëve, akt administrativ pastrimi, jo ndëshkim

Në projektligjin e PD nuk bëhet fjalë për ndëshkim, por vetëm për largim nga politika të politikanëve të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar. Sipas PD vettingu në politikë nuk është drejtësi por një akt administrativ, një veprim pastrimi që largon nga politika ҫdo politikan të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Projektligji i PD kërkon nuk përmend hetimin e pasurive të familjarëve të politikanëve.

PS mbështet nismën e PD për vettingun në politikë, por me një kusht: të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të familjes së politikanëve dhe të kryhet nga institucionet e reja të reformës në Drejtësi. Por për PD këto institucione janë të kapura nga maxhoranca socialiste.

Miratimi i projektiligjit të PD për vettingun  në politikë kërkon shumicë të cilësuar, pra 84 vota. Maxhoranca socialiste e ka shprehur qëndrimin e saj: vettingun në politikë do ta bëjnë institucionet e reja kushtetuese të reformës në drejtësi, pa asnjë përjashtim dhe dallim, që kanë shanse të garantojnë fillimin e ҫmontimit të korrupsionit në politikë. (Burimi:DW)

Tags: politikanëtVETTINGU

TË LIDHURA

“Peqin/ Zbulohen 4 mijë bimë kanabisi në banesë, dyshohet për drejtorin e burgut të Rrogozhinës”
Aktualitet

“Peqin/ Zbulohen 4 mijë bimë kanabisi në banesë, dyshohet për drejtorin e burgut të Rrogozhinës”

16:27 | 19/03/2026
Opozita në Bundestag: Qeveria dhe PS po pengojnë drejtësinë
Politikë

Opozita në Bundestag: Qeveria dhe PS po pengojnë drejtësinë

16:15 | 19/03/2026
“Këlliçi: Shqipëria ‘pjesërisht e lirë’, autokraci elektorale”
Aktualitet

“Këlliçi: Shqipëria ‘pjesërisht e lirë’, autokraci elektorale”

15:51 | 19/03/2026
Next Post
Foto/Modelja festoi ditëlindjen, bashkëshorti milioner i bëri surprizën romantike

Foto/Modelja festoi ditëlindjen, bashkëshorti milioner i bëri surprizën romantike

Foto/Sot është një moderatore seksi, por ja si dukej Viola Spiro vite më parë

Foto/Sot është një moderatore seksi, por ja si dukej Viola Spiro vite më parë

Shkodrani i ankohet Berishës për Ramën: Po shkojmë emigrantë në Kosovë, s’ka punë

Shkodrani i ankohet Berishës për Ramën: Po shkojmë emigrantë në Kosovë, s’ka punë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

“Peqin/ Zbulohen 4 mijë bimë kanabisi në banesë, dyshohet për drejtorin e burgut të Rrogozhinës”
Aktualitet

“Peqin/ Zbulohen 4 mijë bimë kanabisi në banesë, dyshohet për drejtorin e burgut të Rrogozhinës”

by mirseda
16:27 | 19/03/2026
0

Një sasi e konsiderueshme prej rreth 4 mijë bimësh kanabisi është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet në...

Opozita në Bundestag: Qeveria dhe PS po pengojnë drejtësinë

Opozita në Bundestag: Qeveria dhe PS po pengojnë drejtësinë

16:15 | 19/03/2026
“Këlliçi: Shqipëria ‘pjesërisht e lirë’, autokraci elektorale”

“Këlliçi: Shqipëria ‘pjesërisht e lirë’, autokraci elektorale”

15:51 | 19/03/2026
Hekurudha Kinë-Evropë, një shtysë e re për një ekonomi botërore të hapur

Hekurudha Kinë-Evropë, një shtysë e re për një ekonomi botërore të hapur

15:42 | 19/03/2026
Washington Post: Dronë misteriozë u zbuluan mbi bazën ku jetojnë sekretarët Rubio dhe Hegseth

Washington Post: Dronë misteriozë u zbuluan mbi bazën ku jetojnë sekretarët Rubio dhe Hegseth

15:36 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com