Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Të gjithë qajnë para Zotit, presidenti Duka e bëri për të… qarë!

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Të gjithë qajnë para Zotit, presidenti Duka e bëri për të… qarë!

Nga GËZIM SINEMATI/Fëmijët mbajnë radhë në fund të vitit për të takuar Plakun e Vitit të Ri me ëndrrën për të marrë dhuratë lodrën e preferuar, kurse burrat e futbollit, presidentët e topit ndër shtete, kudo në botë, mbajnë radhë për të takuar Zotin e madh ngaqë “lodra e tyre” nuk është në thesin e Babagjyshit. Janë lodra që gëzojnë pak veta, aq bukur të kurdisura sa kur shumica e harbuar gjurmon topin, loja e shefave sillet për bukuri pas ligësisë së parasë.

Një lojë babëzie e makutërie, e mbushur me mëkate deri aty sa as nuk e ndien peshën e turpit mbi tokë, por guxon të ngjitet edhe në qiell për të bekuar pushtetin. Dhe cilët ishin në radhë? Presidenti i futbollit brazilian, presidenti i futbollit anglez dhe i fundit… presidenti i futbollit shqiptar.

Zoti pyet presidentin brazilian: “Përse je munduar deri këtu?”.

Braziliani ulet në gjunjë dhe lutet: “O Zot, dikur kemi qenë vendi më i lumtur në futboll, samba ishte kërcim jete edhe me top, por prej vitesh lavdia ka ikur dhe nuk po kthehet më…”.

Zoti e dëgjon dhe ia pret shkurt: “Do prisni akoma disa vite, deri atëherë kur puna të jetë më e madhe se qejfi”. Braziliani ul kokën, qan dhe ikën.

I dyti shfaqet anglezi. Ulet në gjunjë dhe fillon: “Në Angli futbolli është si një vullkan, stadiumet gati po marrin zjarr nga llava popullore, në fushë loja ndizet më bukur se kudo, por, prapëseprapë, kemi vite që nuk fitojmë trofe”.

Zoti e dëgjon, qesh pak, dhe i thotë këto fjalë: “Ti nuk duhet të kishe ardhur sepse halli yt është i bukur. Trofeu më i madh në këtë lojë është argëtimi i tifozëve në stadium dhe i futbollistëve në fushë. Do prisni dhe pak…”. Anglezi uli kokën, pikat e lotit nuk i mbajti dot para se të mbyllte derën.

Kur hyn i treti, Zoti e pyet: “Po ti kush je?”. Shqiptari Armand Duka ia pret shkurt: “Unë jam Zoti i futbollit shqiptar. Stadiumet i kam boshatisur sepse ata nuk më meritojnë. Tifozët i kam bërë që ndeshjet t’i shohin më shumë nga shtëpia se sa nga shkallët e stadiumit. Golat historikë i bëj vetë, por gëzohen futbollistët në fushë, siç ndodhi kur shkuam në Europianin e fundit. Erdha te ju sepse populli dhe politikanët e vendit tim janë mosmirënjohës, duan të më largojnë para vitit 2026”.

Zoti u ul në gjunjë, qau me dënesë dhe iu lut presidentit shqiptar: “Dëgjova se kishe thënë kohët e fundit se ‘vetëm Zoti më largon nga froni’. Edhe unë jam i pafuqishëm të të ndihmoj ngaqë futbolli që bën ti nuk ka Zot, prandaj janë larguar edhe besimtarët nga stadiumet”. Pasi tha këto fjalë, tërhoqi derën dhe iku…

Tags: bëriDukagjithëparapresidentiqajnëqarëZotit”

TË LIDHURA

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Next Post
Dyqani familjar, fut në telashe shqiptarin dhe gruan e tij

Dyqani familjar, fut në telashe shqiptarin dhe gruan e tij

Foto/Coutinho bashkë me familjen mbërrijnë në Barcelonë

Foto/Coutinho bashkë me familjen mbërrijnë në Barcelonë

I drejtohet bodrumit të shtëpisë, por shqiptari nuk mendoi se…

I drejtohet bodrumit të shtëpisë, por shqiptari nuk mendoi se...







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com