Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Të gjithë në kosën e Vettingut/ Kush ia hodhi dhe kush jo

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Të gjithë në kosën e Vettingut/ Kush ia hodhi dhe kush jo

Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (i njohur me termin: Vetting), ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Lista me emrat e gjykatësve dhe prokurorëve që do kalojnë në sitën e Vettingut është e gjatë, plot 800 syresh. “Tirana Today” po sjell në fokus disa prej personazheve, që kanë bërë shumë zhurmë në media, e jo vetëm. Llalla i shpëtoi Vettingu-t e të tjerë nuk patën fatin e tij.

Llalla i shpëton Vettingut, avokati: Vendimi i KPA i drejtë, Reforma në Drejtësi dha suksesin e parë! Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk iu nënshtrua rivlerësimit të figurës, ose siç quhet ndryshe procesit të Vettingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi përfundimisht që dorëheqja e Llallës si magjistrat, e përjashton atë automatikisht nga Vettingu.

Me këtë vendim, ka marrë fund përpjekja për ta futur Llallën në proces Vettingu. Pika ku u mbështet kërkesa që Llalla t’i nënshtrohej Vettingut ishte pavlefshmëria e dorëheqjes së tij, me anë të një letre dërguar presidentit. Dorëheqja si prokuror i thjeshtë, post i cili iu ofrua pas largimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, e nxorri Llallën jashtë sistemit të drejtësisë. Shmangia e Vettingut duket se ka qenë qëllimi i një letre që Adriatik Llalla i dërgoi presidentit, ku deklaroi dorëheqjen si prokuror, duke siguruar më pas edhe një urdhër të Arta Markut që jepte pëlqimin për këtë tërheqje të tij.

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatk Llalla, ka folur pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i cili vendosi përfundimisht që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet procesit të Vettingut dhe të mos ketë poste në sistemin e drejtësisë për 15 vite. Sokol Hazizaj tha se me vendimin e KPA, ka fituar ligji dhe se Reforma në Drejtësi dha suksesin e pare.

“Ligji fitoi dhe Reforma në Drejtësi dha suksesin e parë. KPA dha vendimin e drejtë për Adriatik Llallën, i cili zbatoi procedurat ligjore për dorëheqjen. Për hetimin penal nuk kam informacion zyrtar, ndërsa për vendndodhjen e Llallës nuk mund të flas”, ka thënë më herët Sokol Hazizaj.

Fshesa në drejtësi, Vettingu djeg gjyqtarin Fatos Lulo; Reforma në Drejtësi, investimi dhe angazhimi i më i madh i Perëndimit në Shqipëri, ka dhënë efektet e para konkrete. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi i nivelit të parë i Vettingut, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë, me burime të ligjshme të ardhurash.

Lulo është gjyqtari i parë në radhët e rreth 800 njerëzve të drejtësisë, i cili bie në rrjetën e Vetingut, ndërsa për t’i shpëtuar Vetingut, janë larguar vetë nga sistemi 17 gjyqtarë dhe prokurorë. Fatos Lulo hyri në sistemin e drejtësisë në vitin 2005, duke u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë.

Ai ka kryesuar në vitin 2012, trupin gjykues në Gjykatën e Lartë, që rrëzojnë kërkesën e familjarëve të viktimave të Gërdecit, për të ndjekur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit, ku u hodhën në erë 27 gra, fëmijë, pleq dhe burra, u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u rrafshua një fshat i tërë. Po ashtu, Fatos Lulo, ku ka qenë pjesë e Gjykatës së Lartë, ka votuar kundër padisë së Edi Ramës për dënimin e Sali Berishës për shpifje, në 01.07.2011. Pak para zgjedhjeve të 2013, Sali Berisha dhe Bujar Nishani e emëruan Fatos Lulon në Gjykatën Kushtetuese.

Mosjustifikimi i pasurisë/ Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është marrë bazuar në një raport të ILDKPKI, mbi pasurinë e gjyqtarit Fatos Lulo. Sipas raportit, Fatos Lulo nuk justifikon 480 mijë dollarë dhe një shtëpi në Kanada. Lulo ka deklaruar 200 mijë USD dhe një ambient, zyrë, me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë, dhuratë nga motra. Po ashtu, Lulo ka deklaruar apartament 109 m2, 93 milionë lekë, apartament 150 m2, 140 milionë lekë, zyrë me sipërfaqe 74 m2, me vlerë 138 milionë lekë të vjetra, makinë 15 milionë lekë, pikturë me vlerë 5 milionë lekë, depozitë jashtë vendit 400 mijë dollarë kanadez ose 306 mijë dollarë amerikanë etj.

Vetingu e shkarkoi se s’justifikon pasurinë, prokurorja duartroket me ironi: Nuk jam e korruptuar/ Vettingu ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokuroren e parë. Ajo është Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, pasi nuk justifikonte pasurinë. Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie, me vlerë rreth 20 mijë euro.

Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë. Trupa gjyqësore e KPK që mori vendimin e përjashtimit të prokurores përbëhej nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko. Kriteri i pasurisë penalizoi prokuroren, ndërkohë që nuk u evidentua asnjë e dhënë për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Prokurorja e Apelit ishte e pranishme në sallë në momentin që u dha vendimi, duke e duartrokitur me ironi, ndërsa e cilësoi të padrejtë duke paralajmëruar se do të apelojë.

Shtëpi 140 mijë € dhe kredi si i pastrehë, Vettingu ‘djeg’ gjyqtarin Hoxha/ Një tjetër gjyqtar i gjykatës Kushtetuese ka ngecur në ‘rrjetën’ e Vettingut. Fatmir Hoxha u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak se nuk mund të justifikonte pasurinë e tij. KPK arriti në përfundimin se gjyqtari Hoxha nuk justifkonte pasurinë prej 17 milionë lekësh, ndërsa nga hetimet rezultoi se gjyqtari i Kushtetueses ka një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndërsa ka marrë kredi si i pastrehë.

Sa i përket figurës, KPK arriti në përfundimin se ndaj gjyqtarit Fatmir Hoxha janë depozituar 3 denoncime nga qytetarët. Në seancën dëgjimore, vetë gjyqtari nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati Julian Mërtiri, i cili deklaroi se Fatmir Hoxha e ka blerë apartamentin me kredi dhe një borxh nga kunati, ndërsa një pjesë të parave, që sipas KPK nuk justifikohen, i ka siguruar nga dy dasmat.

Avokati deklaroi se gjyqtarit 275 mijë lekë të reja ia kanë hedhur në dasmë, dhe kjo mund të vërtetohej, sipas tij, me kasetën e dasmës së vitit 2003, të cilat i dorëzoi, por nuk u pranuan si provë nga trupa gjykuese. Gjyqtari Hoxha ‘mbrohet’ me kasetën e dasmës. Avokati mbrojtës i gjyqtarit Hoxha,  Julian Mërtiri, në seancën dëgjimore  argumentoi se gjyqtari ka 27 vite punë  dhe se për blerjen e këtij apartamenti, krahas kursimeve te mbledhura, kishte përdorur edhe një kredi 5 milion lekë si dhe një borxh të marrë nga kunati në vlerën e 28 mijë eurove. Avokati bëri një analizë të hollë të pasurisë së gjyqtarit duke përmendur kështu edhe dhuratat nga dasma e tij në vitin 2002, për ç’ka dorëzoi edhe videon e martesës me pamjet kur të ftuarit dorëzojnë paratë.

TIRANA TODAY 

 

 

Tags: drejtesiagjykatësitProkurorëtVETTINGU

TË LIDHURA

Donte të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në Portin e Durrësit
Aktualitet

Donte të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

17:21 | 25/08/2025
Vrasësit 40-vjeçar shqiptar në Greqi i mori jetën gruas shtatzënë, duke thënë se fëmija nuk ishte i tij dhe se ajo fliste me të tjerë në rrjete sociale
Aktualitet

Vrasësit 40-vjeçar shqiptar në Greqi i mori jetën gruas shtatzënë, duke thënë se fëmija nuk ishte i tij dhe se ajo fliste me të tjerë në rrjete sociale

16:57 | 25/08/2025
Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
Aktualitet

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

16:51 | 25/08/2025
Next Post
Integrimi i Shqipërisë/Del në skenë plani sekret i BE-së

Integrimi i Shqipërisë/Del në skenë plani sekret i BE-së

“Rama me strategji të njëjtë si Ramiz Alia, do të mbretërojë i vetëm në Shqipëri”

"Rama me strategji të njëjtë si Ramiz Alia, do të mbretërojë i vetëm në Shqipëri"

Saranda sfidon Napolin dhe Moskën, godet edhe Malin e Zi

Saranda sfidon Napolin dhe Moskën, godet edhe Malin e Zi

JU REKOMANDOJMË

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025




TË FUNDIT

Rrëzimi i helikopterit në Britaninë e Madhe, në bord ndodheshin katër persona! Incidenti gjatë një trajnimi për pilotë
Bota

Rrëzimi i helikopterit në Britaninë e Madhe, në bord ndodheshin katër persona! Incidenti gjatë një trajnimi për pilotë

by mirseda
18:25 | 25/08/2025
0

Katër persona ndodheshin në bordin e helikopterit, që u rrëzua këtë mëngjes në Britaninë e Madhe. Incidenti...

Ukraina prezanton raketën e re me rreze të gjatë, e aftë për të goditur brenda Rusisë

Ukraina prezanton raketën e re me rreze të gjatë, e aftë për të goditur brenda Rusisë

17:48 | 25/08/2025
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Tiranës

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Tiranës

17:38 | 25/08/2025
Donte të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

Donte të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

17:21 | 25/08/2025
Vrasësit 40-vjeçar shqiptar në Greqi i mori jetën gruas shtatzënë, duke thënë se fëmija nuk ishte i tij dhe se ajo fliste me të tjerë në rrjete sociale

Vrasësit 40-vjeçar shqiptar në Greqi i mori jetën gruas shtatzënë, duke thënë se fëmija nuk ishte i tij dhe se ajo fliste me të tjerë në rrjete sociale

16:57 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com