Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Të fshehtat e sulmeve të 11 shtatorit, ja cilat janë teoritë më intriguese të komplotit

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Të fshehtat e sulmeve të 11 shtatorit, ja cilat janë teoritë më intriguese të komplotit

Menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, u shfaqën shumë teori konspirative, që sfiduan shpjegimin zyrtar të qeverisë amerikane. Disa prej tyre, përmbajnë disa argumente bindëse, të tjerat ajo. Por ja cilat janë 11 teoritë më kryesore, dhe njëherazi më intrigueset:

  1. Disa tregtarë, kishin dijeni për sulmin para se ai të ndodhte

Pak minuta para sulmeve të 11 shtatorit, disa biznese pranë Qendrës Botërore të Biznesit, mbyllën bizneset e tyre, dhe u larguan me shpejtëi. Po ashtu shumë prej tyre kishin paguar shumë të mëdha pak kohë më parë, tek disa kompani sigurimesh për sipërmarrjet e tyre. Shumë njerëz spekulojnë se tregtarët ishin larguar pas dijenisë paraprake mbi sulmet, duke përfituar

nga tragjedia. Më vonë pati një hetim, pas dyshimeve se Osama Bin Laden kishte marrë informacione nga të paktën një kompani në Uoll Strit.

  1. Mbrojtja ajrore u urdhërua të mos reagonte

Në rast se një avion rrëmbehet në SHBA, Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD), është e përgatitur të dërgojë në pak minuta avionë luftarakë, që mund të dëmtojnë ose rrëzojnë avionin e rrëmbyer, në mënyrë që ai të mos kryejë dëme më të mëdha. Më 11 Shtator, gjeneralët e NORAD, thanë se mësuan në kohë mbi rrëmbimet e avionëve, ndaj mund t’i rrëzonin ata para se të përplaseshin mbi Kullat Binjake. Por disa besojnë se NORAD, ishte urdhëruar të mos reagonte.

  1. Kullat u rrëzuan jo nga avionët që u përplasën mbi to, por nga bombat

Shembja e Qendrës Botërore të Tregtisë, u duk e ngjashme me një shkatërrim të kontrolluar. Shumë njerëz spekulojnë se kullat u hodhën në erë me eksploziv, që ishte vendosur në disa pika të caktuara. Disa dëshmitarë, thanë se kishin dëgjuar shpërthime brenda ndërtesës, në kohën kur po përpiqeshin të shpëtonin. Shumë arkitektë dhe shkencëtarë, kanë deklaryuar se karburanti i një avioni sado të madh, nuk mund të prodhojë dot një nxehtësi të mjaftueshme, për të shkrirë strukturën e e çelikut të të dyja ndërtesave që u rrëzuan.

  1. Sulmi mbi Pentagon, nuk u qëndron fakteve shkencore

Teoricienët e komplotit, mendojnë se gjurma e shkaktuar nga përplasja e avionit mbi Pentagon, ishte shumë më e vogël se ajo e një avioni komercial të linjës “American Airlines”. Ata pyesin ndërkohë se përse se avioni nuk u rrëzua para përplasjes, dhe pse avioni u përplas pikërisht në një pjesë të Pentagonit që ishte bosh, për shkak të rikontruksionit.

  1. Rrëzmi i ‘Fluturimi 93’, ishte tërësisht i inskenuar

Avioni i katërt që u rrëmbye, i ashtuquajturi ‘Fluturimi 93’, u rrëzua në Shenksvil të Pensilvanisë. Besohet se pasagjerët në bord, u përleshën fizikisht me pengmarrësit, dhe e rrëzuan aeroplanin në një fushë të hapur. Por disa besojnë se ‘Fluturimi 93’, u ul në mënyrë të sigurtë atë ditë, ndërsa një aeroplan zëvendësues u qëllua që kur ishte në ajër. Teoricienët e tjerë, besojnë se pasagjerët u vranë ose u zhvendosën me banim me vende të tjera, dhe nuk do të gjenden kurrë.

  1. Rrëmbyesit i shpëtuan sulmeve, përndryshe si i mbijetuan shpërthimit pasaportat e tyre?

Pas sulmeve të 11 Shtatorit, një dokumentar pretendoi se të gjithë rrëmbyesit ishin në të vërtetë gjallë në vendet e tjera. Në parim, kjo mund të kundërshtohet me arsyetimin se është e mundur që dy njerëz të ndryshëm, të kenë emra identikë.

Por autorët e dokumentarit parashtruan një argument të fortë; si i shpëtuan shpërthimit pasaportat e terroristëve? Pas sulmeve, u zbuluan pasaportat dhe mjetet e tjera të identifikimit, që u servirën si prova. Shumë skeptikë pyesin se si ka mundësi diçka e tillë.

  1. Telefonatat e kryera me celularë nga avionët e rrëmbyer, ishin të rreme

Disa ekspertë pretendojnë, se telefonat celularë nuk mund të kishin valë në lartësinë që fluturojnë zakonisht avionët. Skeptikë të tjerë, vunë në dyshim një telefonatë nga një djalë tek nëna e tij, në të cilën ai e identifikon veten me emrin dhe mbiemrin e tij.

  1. Hebrenjtë e dinin se sulmi po ndodhte, ndaj ndërprenë punën më 11 shtator

Teoricienët vënë në dukje një fakt interesant:4.000 punonjës hebrenj, u larguan nga vendet e tyre të punës më 11 shtator 2001. Disa nga njerëzit e parë që regjistruan sulmet në kamera, ishin gjithashtu hebrenj. Mbi shumë prej tyre pati shumë dyshime, për rolin dhe veprimet e tyre në vendngjarje.

  1. Kutitë e zeza të gjetura nga avionët u mbajtën të fshehta

Gjatë javëve që pasuan sulmet, kutitë e zeza të avionë të rrëmbyer, ishin një nga sendet më të rëndësishme për t’u gjetur. Ato ishin prova e vetme mbi atë që ndodhi brenda kabinave të avionëve. 3 nga 4 kutitë e zeza u gjetën, dhe vetëm njëra ishte në gjendje mjaftueshme të mirë për t’u dëgjuar. Kaseta nuk u publikua që në fillim, por u nda me familjarët e viktimave në vitin 2002. Skeptikët besojnë se kasetat nuk u zbuluan, për të mos zbuluar të fshehtat e sulmit.

  1. Kaseta ku Bin Laden merr përsipër autorësinë e sulmit, është e rreme

Fillimisht, shefi i Al-Kaidës Osama Bin Laden, mohoi çdo përgjegjësi apo përfshirje në këto sulme. Menjëherë pas kësaj, dolën kaseta të shumta ku pretendohej se ai mori përgjegjësinë e plotë për sulmet. Shumë skeptikë dyshojnë se Bin Ladeni ishte në shënjestër për shkak të rolit të tij në këto sulme, por për bizneset personale të ish-presidentit Xhorxh Ë.Bush në Lindjen e Mesme.

  1. Avionët prej alumini, nuk mund të depërtonin dot në strukturën prej çeliku të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Pjesa e jashtme e avionëve komercialë, është ndërtuar me një material alumini shumë të lehtë, në mënyrë që ta bëjë më të lehtë fluturimin. Ndaj, teoricienët e komplotit pohojnë se nuk ka asnjë mundësi që 2 avionë t’i shkaktonin kaq shumë dëme Kullave Binjake, siç edhe ndodhi. Teoricienët besojnë se për të siguruar shembjen e 2 godinave, u përdorën raketa ose eksplozivë./ TIRANA TODAY

Tags: 11 Shtatori 2001KullatMbrojtja ajroreSHBAteori konspirative

TË LIDHURA

Fundoset anija me emigrantë në Angli/ Ndërron jetë një person, shpëtohen 60 të tjerë
Bota

Fundoset anija me emigrantë në Angli/ Ndërron jetë një person, shpëtohen 60 të tjerë

10:52 | 19/05/2025
Trump do të zhvillojë sot telefonatë me Putinin për të nxitur armëpushimin në Ukrainë
Bota

Trump do të zhvillojë sot telefonatë me Putinin për të nxitur armëpushimin në Ukrainë

09:17 | 19/05/2025
Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
Next Post
Balla: Zgjedhjet ishin demokratike, në tetor lajm të mirë nga BE

Balla: Zgjedhjet ishin demokratike, në tetor lajm të mirë nga BE

Zbardhen emrat,  8 kandidatët që vijojnë garën për në Gjykatën e Lartë

Zbardhen emrat, 8 kandidatët që vijojnë garën për në Gjykatën e Lartë

Shqipëria, ndër vendet e para për dëbime nga Gjermania

Shqipëria, ndër vendet e para për dëbime nga Gjermania

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
Politikë

Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme

by mirseda
14:38 | 19/05/2025
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi këtë të hënë në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë për...

Asgjësohen mbi 1500 fidanë e bimë kanabisi në Shkodër

Asgjësohen mbi 1500 fidanë e bimë kanabisi në Shkodër

14:10 | 19/05/2025
Votat nga diaspora/ Celibashi tregon problematikat dhe sa zgjedhës ishin nga jashtë

Votat nga diaspora/ Celibashi tregon problematikat dhe sa zgjedhës ishin nga jashtë

13:39 | 19/05/2025
Gjykata e Apelit liron nga burgu Safet Gjicin, i kishin mbetur edhe 8 muaj burg

Gjykata e Apelit liron nga burgu Safet Gjicin, i kishin mbetur edhe 8 muaj burg

13:17 | 19/05/2025
I shiti lëndë të paligjshme një të miture, shpallet në kërkim 22-vjeçari në Sarandë

I shiti lëndë të paligjshme një të miture, shpallet në kërkim 22-vjeçari në Sarandë

12:51 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com