Politikë

Balla: Zgjedhjet ishin demokratike, në tetor lajm të mirë nga BE

               Publikuar në : 12:47 - 11/09/19 user tir

Ditën e sotme është konstituuar Këshilli i ri bashkiak i Elbasanit. I pranishëm në ceremoninë e konstituimit, ku Bukurosh Stafa është rizgjedhur në krye të Këshillit, ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Përgjatë fjalës së tij, Balla theksoi rëndësinë që ka për kohën e sotme bashkëpunimi rajonal në fuqizimin ekonomik të jetës së komuniteteve.

Balla po ashtu inkurajoi këshillin e Qarkut që të aplikojë sa më shumë projekte dhe të promovojë pareshtur resurset turistike dhe të gjitha potencialet e jashtëzakonshme që ka ky rajon mjaft i rëndësishëm i vendit tonë.

“Sot u përmbyll cikli i plotë i konstituimit të qeverisjes vendore pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas raportit të ODIRIT lidhur me këto zgjedhje, u provua se ato kanë qenë demokratike për sa kohë që asnjë partie nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjesë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha pritshmëritë e BE-së lidhur me reformat e thella që janë ndërmarrë. Dua t’u them se jam besimplotë se në tetor do të kemi një lajm të mirë për rrugën drejt BE-së. Kuvendi është i angazhuar në vijim të punës për disa reforma ndërsa ajo zgjedhore mbetet prioritet i këtij sezoni parlamentar. Lajmi që presidenti takon Ballën, për mua nuk përbën lajm”, tha Balla.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT