Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Të fshehtat e dasmës së parë mbretërore shqiptare

6 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Të fshehtat e dasmës së parë mbretërore shqiptare

Martesa më e famshme e historisë së Arbërisë është ajo e Skënderbeut me të bijën e Gjergj Arianitit. Të gjitha kronikat e kohës e cilësojnë si një dasmë madhështore ku nuk munguan festimet, dhuratat, stolitë dhe daullet e kënga. Thuhet nga kronikanët e historisë se Skënderbeu shkoi me 500 kalorës për të marrë nusen dhe festimet zgjatën 3 ditë.

Një nga personalitetet më të mëdha shqiptare, Sabri Godo do e përshkruajë në këtë mënyrë martesën e Gjon Kastriot Skënderbeut: “Në 23 Prill 1451 Skënderbeu bëhej dhëndër i Gjergj Arianitit. Ai u martua me Donikën, që kishte vjet aq sa edhe këto ditë prilli, 23, ndërsa vetë ishte 46 vjeç. Në martesat shtetërore nuk luanin rol moshat dhe dëshirat. Ajo do të ishte një dasmë madhështore, sikur të mos mungonin tre djemtë e Arianitit, që gati u prishën me të atin për shkak të pajës. Në kontratën Muzakë Topia me pazarllëqe të rënda, Skënderbeu merrte toka në anën tjetër të Shkumbinit, para dhe ushqime të shumta.

Mungonin në dasmë Dukagjinët, ndërsa Hamzai, nipi i dashur flokëverdhë, rrinte i zymtë. Ai shihte të vinin nga kjo martesë një varg me djem, siç ishte zakoni i Kastriotëve dhe të avullonin shpresat e tij për të trashëguar Principatën e Arbërisë. Por erdhi Proveditori i përgjithshëm i Venedikut, që solli në emër të Senatit një stoli të habitshme për nusen dhe dy palë rroba të purpurta për dhëndrin, erdhën ambasadorët e Napolit, të Vatikanit dhe Raguzës dhe mëritë e vogla kaluan në harresë. Nusja e re dhe e lumtur e priti me faqet flakë burrin e saj, kalorësin e parë të Shqipërisë dhe netët e dasmës i kaluan si një vazhdim i avullit të verës, të muzikës dhe të dollive”.

Dasma në Kaninë zgjati tri ditë, 21-23 prill. Për dasmën e këtij çifti të shquar të Arbërisë ka gojëdhëna, vargje popullore, të dhëna historike. Thonë se Skënderbeu erdhi me 500 kalorës. Kënga dhe vallja buçiti dhe kalaja e Kaninës llamburiti nga pishat dhe fenerët e shumtë. Aty u bë shkëmbimi i unazave. Në Qishbardhë (Kishën e Bardhë) afër Kaninës, çiftit iu dha bekimi ungjillor. Më pas ceremonia vazhdoi në manastirin e Ardenicës, në afërsi të Lushnjes, dhe më pas në kalanë e Beratit. Populli buçiste e duartrokiste kudo ku shkelte çifti.

Sipas Barletit “Skënderbeu nuk e kishte mendjen për martesë, por atë nuk e linin rehat princërit farefis me të, të cilat e nxisnin që ai të vendoste për martesë. Pra për “Filizin” që duhej ti zinte vendin”. Edhe Gjergj Arianiti e mirëpriti këtë martesë, por edhe Skënderbeu ishte dakort për këtë fakt, sepse Gjergj Arianiti Komneni ishte i dëgjuar si askush tjetër, për mbretërinë e tij të madhe dhe për fisnikërinë e lashtë të fisit të tij. Gjithashtu Donika ishte bërë e njohur që me kohë dhe mbahej në gojë për atë bukuri fort të rrallë. Paja iu la në dorë Gjergj Arianitit, i cili nga prika që i dha së bijës i kënaqi të gjitha palët (Marin Barleti, Historia e Skënderbeut. Tiranë 1983, f. 382-384). Për nevoja të luftës çlirimtare dhe për të forcuar pozitat e tij, Skënderbeu vendosi të martohej me Donika Arianitin, vajzën e madhe të Gjergjit. Kjo krushqi iu shkonte për shtat të dyja familjeve, për nga pozita që ato posedonin. Si mbles Skënderbeu dërgoi Gjin Muzakën kunatin e Arianitit. Martesa ishte tërësisht politike ku nuk luanin rol mosha dhe dëshirat.

Sipas  burimeve, Skënderbeu dhe Donika, mbërritën në manastirin e Ardenicës pas dasmës së zhvilluar në shtëpinë e nuses në Kaninë, në 21 prill 1451. Ata shoqëroheshin nga princat shqiptarë, njerëz të familjeve, ambasadorët e Napolit, Vatikanit, Raguzës dhe Proveditori i Përgjithshëm i Venedikut në Shqipëri. Shpura udhëtoi nëpërmjet rrugës së “Muzakies” në itinerarin Vlorë-Ardenicë, vetëm disa ditë pas dasmës në Kaninë. Ceremoniali i kurorëzimit u bë në mesditën e datës 26 Prill 1451, i drejtuar nga peshkopi Feliks, nën kujdestarinë e të cilit ndodheshin dy manastiret më të mëdha të Myzeqesë, ai i Apolonisë dhe i Ardenicës.

Të nesërmen Skënderbeu me Donikën u nisën drejt Krujës, ku u zhvillua dasma madhështore në shtëpinë e dhëndrit, sipas riteve të traditës shqiptare. Martesa e të bijës me Gjergj Kastriotin ishte një nga sukseset e politikës së Gjergj Arianitit, i cili pas kësaj ngjarje shpejtoi të nënshkruante në qershor 1451: Traktatin e aleancës me Alfonsin e V-të të Napolit.

Tags: dasmamartesambretëroreSkenderbeu

TË LIDHURA

Lejoi të kalonin kufirin dy të kërkuar për drogë, AMP ndalon policin e kufirit në Qafë-Botë
Aktualitet

Lejoi të kalonin kufirin dy të kërkuar për drogë, AMP ndalon policin e kufirit në Qafë-Botë

10:13 | 11/09/2025
24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat
Politikë

24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat

09:48 | 11/09/2025
Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme
Aktualitet

‘Veliaj”, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake për kryebashkiakun

09:36 | 11/09/2025
Next Post
E parashikoi tërmetin 12 orë para, ‘paralajmërimi profetik’ i sizmologut grek

E parashikoi tërmetin 12 orë para, 'paralajmërimi profetik' i sizmologut grek

Ambasadori Belortaja: Në vatrën e epidemisë së gripit në Kinë janë 2 shqiptarë

Ambasadori Belortaja: Në vatrën e epidemisë së gripit në Kinë janë 2 shqiptarë

“Logo e re e Forcave Hapësinore”, do të habiteni nga cili film u frymëzua Trump

"Logo e re e Forcave Hapësinore", do të habiteni nga cili film u frymëzua Trump

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Atentati ndaj konservatorit Charlie Kirk, vijojnë kërkimet për zbardhjen e vrasjes së aleatit të Trump
Bota

Atentati ndaj konservatorit Charlie Kirk, vijojnë kërkimet për zbardhjen e vrasjes së aleatit të Trump

by mirseda
10:22 | 11/09/2025
0

Autoritetet amerikane po vijojnë kërkimet për autorin e vrasjes së aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, një aleat...

Lejoi të kalonin kufirin dy të kërkuar për drogë, AMP ndalon policin e kufirit në Qafë-Botë

Lejoi të kalonin kufirin dy të kërkuar për drogë, AMP ndalon policin e kufirit në Qafë-Botë

10:13 | 11/09/2025
SERBIA “ZIEN”/ Tifozët kërkojnë largimin e Stojkovic, në Shqipëri “fërkojnë duart”

SERBIA “ZIEN”/ Tifozët kërkojnë largimin e Stojkovic, në Shqipëri “fërkojnë duart”

10:09 | 11/09/2025
24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat

24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat

09:48 | 11/09/2025
Atentati ndaj Charlie Kirk, reagon presidenti Donald Trump: Moment i errët për Amerikën!

Atentati ndaj Charlie Kirk, reagon presidenti Donald Trump: Moment i errët për Amerikën!

09:43 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com