Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të drejtosh Shqipërinë e pas-Prillit 2021…pa utopi

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga: Ben Andoni

Propaganda kundër Shqipërisë komuniste shpesh përdorte njerëz që ishin arratisur nga vendi dhe ku krahas shumë ideve konfuze që jepnin përfundonin jo rrallë duke thënë se ishin arratisur ngaqë nuk kishte Koka-Kola, nuk të linin të vishje xhinse apo të posedoje makinën tënde. Utopia që kishte ushqyer shumë shqiptarë pas ’90 ishte kthyer thjesht në një kah: Të jemi “normalë” si Perëndimi, pra të kemi makina, të veshim xhinse, të hapim biznese, të kemi besimin fetar. Kërkesat e të rinjve nuk shkonin më shumë sesa thjesht një jetë që bënin bashkëmoshatarët e tyre. Në masë shqiptarët iu drejtuan kufirit shtetëror, duke tentuar lloj-lloj dokumentesh, për të kaluar atë vijë demarkacioni që ndante më shumë sesa dy realitete, vetë konceptin e tyre të jetës.

Sot, kuptimi i Perëndimit është zbehur. Sivëllezërit tanë të Lindjes janë stërhallur para nesh udhëve të Perëndimit dhe sot e kësaj dite në masë jo të vogël konsiderohen ende si qytetarë të dorës së dytë. Ideja për “normalen” ka nxjerrë pjesën tjetër atë të pamundësisë së normales evropiane, të cilës po i humbet identiteti.

Në këtë truall ka operuar dhe operon politika shqiptare, përmes tre forcave të mëdha politike, PS, PD dhe LSI. Me pak fjalë, fushata luftarake që po zhvillojnë për zgjedhjet e Prillit është thjesht një hedhje sysh e publikut e dështimeve jo të pakta por nga ana tjetër edhe e qarkut ku e kanë plasur vendin tonë partitë politike. Të kap shqetësimi kur dëgjon premtimet e PD-së për ndryshim përmes akrobacive të premtimeve ekonomike dhe rishikimit të politikës së taksave. Ashtu si çuditesh që LSI-ja flet sikur është në një realitet krejt të ri me rishikime programore, që flasin për një Shqipëri utopike dhe jo vendin, që tashmë mbi kurriz mban pasojat e tërmetit, pandeminë që nuk ka fund dhe mbi të gjitha një të ardhme pa të ardhme. E të mbarosh me PS-në që mban një retorikë, sikur gjërat në vend po shkojnë në drejtimin e duhur.

Të mjafton të dëgjosh retorikat dhe e kupton se partitë tona politike veç ndërrojnë vendet, duke rehatuar militantët në strukturën drejtuese, por aspak synimet e tyre për të dominuar. Fatkeqësisht, njerëzit mbeten gjithnjë të papërfaqësuar, sepse realisht e pazëshme është vota e tyre që tjetërsohet. Siç do të thoshte Ivan Krastev dikur për jelekverdhët, por që ka vend për të gjithë votuesit e thjeshtë: Këta njerëz nuk kanë frikë nga fundi i botës, por thjesht nga fundi i muajit. Dhe, ai të bën që ta shikon të vërtetën në sy, kurse partive që sot bërtasin se do sjellin ndryshimin e menjëhershëm, t’u kujtosh se janë pjesë e pandalshme e kësaj tollovie të vendit tonë.

Ndaj, të duhet disi ulja e armëve, kurse aliazhi PD- LSI të kujton se është i sforcuar përderisa nuk bënë askurrë Mea Culpa dhe mbi të gjitha nuk të japin asnjë garanci se të nesërmen do funksionojnë ndryshe. Me shumë gjasë vota e prillit do jetë një votë inati kundër Ramës, por që do i mungojë realisht ajo që nuk thonë shumë nga opozita: Vota për trandjen e vërtetë. Nga ajo që shikojmë, rendja tashmë kundër Ramës dhe administratës së tij jo pak problematike, është sfidë për të bërë të njëjtën gjë, kur të vinë në pushtet, por mbase me formë tjetër. Në kushtet tona, askush, që do të donte ta drejtonte Shqipërinë…me një sens utopie në mes, që e kanë me vete të gjithë idealistët e ndryshimit, të paktën do të heshte.

Tags: ben andoniopinionutopizgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Fiton miliona euro por s’ka paguar taksat, Levandovski në telashe me drejtësinë

Fiton miliona euro por s'ka paguar taksat, Levandovski në telashe me drejtësinë

Fenomen i rrallë në Kroaci, krijohen 100 gropa në zonën e goditur nga tërmeti

Fenomen i rrallë në Kroaci, krijohen 100 gropa në zonën e goditur nga tërmeti

Pse mishi që hamë mund të rrisë rezistencën ndaj antibiotikëve

Pse mishi që hamë mund të rrisë rezistencën ndaj antibiotikëve

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com