Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Tavo: Drejtori i policisë dhe kandidatja e PS-së, terror ndaj fëmijëve në Gjirokastër

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria
Tavo: Drejtori i policisë dhe kandidatja e PS-së, terror ndaj fëmijëve në Gjirokastër

Vangjel Tavo e ka denoncimin e tij me fjalët “skandal” dhe “turp” në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Gjirokastrës, Tavo tha se drejtori i policisë dhe rivalja e tij e PS-së, Artemisa Dralo kanë nisur fushatën e terrorit edhe ndaj fëmijëve e ansamblit popullor.

Tavo shkruan se ata kanë detyruar fëmijët që të deklarojnë se ishte pikërisht ai që i pengoi të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Më tej kandidati i LSI-së thekson se pavarësisht presioneve, fëmijët kanë treguar të vërtetën që ai nuk ka asnjë gisht në këtë histori.

MESAZHI I TAVOS

SKANDAL dhe TURP në Gjirokastër

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, bashkë me kandidaten e PS Artemisa Dralo kanë nisur të luajnë rolin e hetuesve e të terrorizojnë e shtyjnë fëmijët e ansamblit të Dropullit të deklarojnë që ishte Deputeti Vangjel Tavo që i pengoi të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së sheshit Skënderbej në Tiranë.

Fëmijë të vegjël të moshave 9-10-11 apo 12 vjeç janë thirrur e intimiduar të pohojnë që deputeti Tavo i ka ndaluar të marrin pjesë në ceremoni. Pavarësisht presioneve fëmijët kanë treguar të vërtetën që Vangjel Tavo nuk ka asnjë gisht në këtë histori.

Ky është një skandal dhe turp i paprecendent. Mendoja se ishin të frikësuar nga humbja ndërsa tani e kuptoj që qenkan tërësisht të dështuar dhe nuk meritojnë të përfaqësojnë as edhe një zë të vetëm të njerëzve të thjeshtë! Mendoja se fushata elektorale ishte përballje idesh tani po kuptoj që me paturpësinë më të madhe janë bërë ambasadorë të shpifjes, gënjeshtrës dhe nxitjes së konfliktit etnik. Mos bini pre e gënjeshtarëve dhe pinokëve pa integritet. Largojini përgjithmonë sharlatanët që po mundohen të shkatërrojnë vlerat e trevës gjirokastrite e që të shtyrë nga frika e humbjes së rëndë politike trillojnë konflikte përçarëse anti-kombëtare dhe anti-shqiptare.

Unë kam që nga dita e enjte e do vazhdoj edhe sot e nesër të bëj takime me komunitete të ndryshme emigrantësh në Greqi, me ata njerëz punëtorë të cilët me duart e tyre kanë ndërtuar Shqipërinë ndërsa ata që kanë mision ta shkatërrojnë Shqipërinë e ta mbajnë peng të ardhmen e vendit e që frikësojnë fëmijët tanë vazhdojnë të vrasin shpresën se ky vend mund të bëhet një ditë. Emri i Vangjel Tavos është i dashur për çdo shtëpi ndaj është bërë edhe makth për humbësit e 25 qershorit. Çdo ditë komplotojnë kundër meje dhe nuk kanë burrërinë dhe fisnikërinë të bëjnë një fushatë politike por me dredhëri e paturpësi prodhojnë gënjeshtra e nxisin konflikte etnike. Tentuan të përdorin Labërinë dhe nuk i eci siç e menduan, tashmë po përdorin intimidimin policor dhe interrogatues ndaj fëmijëve. Merruni me burrat jo me fëmijët. Sepse burrërisht ju pres me 25 qershor ditën e fitores sonë të madhe, dhe humbjes tuaj shumë e shumë të thellë. LSI është forcë e parë në qarkun e Gjirokastrës. Ky fakt ju ka frikësuar e drithëruar. Mos terrorizoni më fëmijët dhe mos nxisni konflikt etnik. Kam një lajm për ju. Jeni të humbur. Jo që sot, por që dje. Kur filluat të trilloni paturpësisht duke ofenduar krenarinë dhe intelektin e qarkut të Gjirokastrës. Edhe pak ditë dhe humbja juaj do bëhet zyrtare.

Tags: drejtorifëmijëkandidatlsipoliciPSVangjel Tavo

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Shqipëria kalon në avantazh, shënon Sadiku

Shqipëria kalon në avantazh, shënon Sadiku

Migrena dhe Migrena Aura

Migrena dhe Migrena Aura

Albin Kurti: Lajmet që vijnë nga njerëzit tanë janë më të mira se “exit poll”

Albin Kurti: Lajmet që vijnë nga njerëzit tanë janë më të mira se “exit poll”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com