Carlo Tavecchio ka dhenë dorëheqje nga kreu i FIGC, por si duket jo me shumë dëshirë. Pasi në konferencën për shtyp ai është shfryrë ndaj gazetarëve dhe ndaj disa personave drejtues që e kanë nxitur të japë dorëheqje. Ai ka humbur ndoshta përkrahjen e disa këshilltarëve federalë, që fillimisht ishin me Tavecchio, si Lidhja Amatore e Sibilisë, ose AIA dhe Nicchi. Po ashtu ka folur sa i përket përzgjedhjes së Venturës në pankinën e Italisë dhe tani ka ndryshuar mendim , duke u shprehur se nuk e ka zgjedhur ai por Lipi.
“Është e vërtetë, që po paguaj gabimet e Venturës dhe atë shtyllë që na mohoi golin në Solna. Çfarë duhet të kisha bërë? Të shkarkoja Venturën në përfundim të pjesës së parë në Milano? Gjithmonë kam thënë që e kam zgjedhur unë trajnerin, por sot jo. Dua t’u tregoj se ashtu siç e tha edhe Malago, Venturën e zgjodhi Marcelo Lippi”, tha i mërzitur Tavecchio.
“I uroj fat presidentit të CONI-t, të cilin bota amatore e quan “chapeu” (heq kapelen)!” bërtet Tavekio, duke iu referuar Xhovani Malagos, i cili e ka nxitur të tërhiqet. Më pas ai fillon të flasë frëngjisht për një moment përpara se ta kthejë sërish në italisht.
“Bota e amatorëve është ajo që kam ndërtuar unë, ajo që unë dua. Kam investuar 500,000 euro dhe kujt duhet t’i themi ‘chapeau’? Chapeau nga këtu! Unë them chapeau!”