Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tani edhe Holanda e kupton se e ka mafien brenda

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tani edhe Holanda e kupton se e ka mafien brenda

Nga Roberto Saviano

Derk Wiersum është avokati holandez që u vra dhjetë ditë më parë pasi kishte pranuar të mbronte Nabil Bakkali-n, të super-penduar në një proces, në të cilin janë përfshirë të pandehur maroken me peshë të madhe. Shumë media holandeze më kanë kontaktuar, duke më bërë një pyetje, e cila për ta e kishte gati përgjigjen. Wiersum-it i ishte propozuar mbrojtje, por ai nuk e kishte pranuar; më pyesin se çfarë do të kisha bërë në vendin e tij, por në Itali nuk ekziston mundësia që të zgjedhësh.

Kur autoritetet që bëjnë vlerësimin vendosin se një subjekt duhet të vendoset nën mbrojtje, personi, i cili është në rrezik nuk mund të refuzojë. Zgjedhja e Wiersum-it që të mos shoqërohej nga një eskortë mbrojtëse mund të thotë shumë gjëra: mund të tregojë se s’kishte frikë, mund të provojë se shqetësohej për lirinë e vet. Por bëj një hipotezë se ai mund të ketë pasur edhe një perceptim të ndryshëm të rrezikut: kush do ta kishte menduar në Holandë që të vritej një avokat?

Por kjo vrasje përfaqëson për Holandën një pikë, nga e cila nuk ka më kthim prapa. Në Itali është thënë gjithnjë, sa u përket vrasjeve të mafies: “Punë e madhe, sa kohë që vriten mes tyre…” Por kanë vdekur gjithnjë edhe të pafajshëm dhe mafiet kanë vrarë gjithnjë gjyqtarë, policë, familjarë të mafiozëve (ku përfshihen edhe gra e fëmijë).

Me vrasjen e Derk Wiersum-it, shoqëria civile holandeze duhet të marrë parasysh, një herë e përgjithmonë, një fakt objektiv: Holanda ka vendosur të bëhet një port i lirë për narkotrafikantët më të mëdhenj të botës dhe të jetë një parajsë fiskale brenda Evropës. Papërgjegjshmëria, e maskuar pas perdes së mungesës hipokrite të elasticitetit ndaj vendeve të Jugut të Evropës, më në fund e tregoi koston e vet, e cila do të jetë shumë e shtrenjtë, në rast se kjo temë nuk do të përballohet me vetëdijen e nevojshme.

Holanda është një terren plot me mafie, riciklim parash të pista dhe krim; kushdo që merret me këto tema, e di këtë gjë që prej dekadash. Kur shkruajta “Gomorrën” dhe “Paranca e fëmijëve”, shumë më akuzuan se njollosa Napolin. Në realitet, gjithnjë e kam parë Napolin dhe Italinë si një plagë, përmes së cilës të shikosh botën. Protagonistët e “Paranca së fëmijëve” banojnë në Napoli, por mund të banojnë edhe në Molenbeek, në periferi të Marsejës, në një nga lagjet periferike të Parisit apo të Londrës.

Historia e brezave të mënjanuara dhe pa asnjë perspektivë për të ardhmen është një temë tipike e botës bashkëkohore. Të besosh se këto dinamika kufizohen vetëm në një pjesë të caktuar të botës, do të ishte një akt me sipërfaqësi të thellë, pasoja konkrete e të cilit është trupi i goditur për vdekje i Dark Wiersum-it. Në vendet e Evropës Veriore situata është dramatike, por opinioni publik nuk e konstaton këtë, pasi e konsideron krimin e organizuar si një problem getosh.

Duhet gjithnjë të shohësh gjak nëpër rrugë, masakra dhe njerëz të pafajshëm të përfshirë në to, për të hapur sytë. Siç ndodhi në Gjermani, e cila e kuptoi praninë e mafies vetëm pas masakrës së Disburgut. Por duhet të veprosh edhe kur krimi i organizuar nuk bën shumë zhurmë, kur nuk qëllon me armë dhe kur nuk shkakton të vdekur, pasi, pikërisht kur është shumë i heshtur, atëherë po bën para’ dhe po fuqizohet. Goditjet përfaqësojnë një moment pastabiliteti në asetet e klaneve, pasi trafiqet e tyre funksionojnë më mirë kur ka më pak vëmendje.

Holanda është në qendër të trafiqeve të organizatave italiane, serbe, marokene, shqiptare dhe karaibase, që lidhin aleanca me kriminelë autoktonë. Holanda është një nyje e rëndësishme në narkotrafik, pasi është një prej portave evropiane të kokainës, është një pikë shkarkimi për drogën që vjen nga Amerika Latine: këtu mbërrin – në sasi të mëdha përmes portit të Roterdamit – dhe në një sasi të vogël këtu qëndron, por e gjithë pjesa tjetër merr rrugën drejt vendeve të tjera të Evropës. Dhe ekziston një marrëdhënie historike e privilegjuar me ato që kanë qenë Antilet Holandeze, të cilat shpesh janë pikënisje e kokainës amerikanojugore drejt Kontinentit të Vjetër.

Porti i Roterdamit është plaga kryesore, përmes së cilës kalon droga që mbërrin në Holandë; arsyeja është se kemi të bëjmë me portin më të madh evropian, ku ka kontrolle antidrogë, por këto nuk bëhen tek çdo kontenier, pasi shpejtësia është gjithshka: duke shfrytëzuar këtë logjikë, fitojnë narkotrafikantët, janë rregullat e vetë kapitalizmit që i lejojnë realizimin narkotrafikut. Po të kisha mundësi t’i jepja një këshillë qeverisë holandeze, do t’i thosha që t’u kushtonte dy gjërave vëmendje: porteve të saj dhe sistemit të saj fiskal e financiar. Pasi nuk janë vetëm plumbat, por është heshtja që duhet të na bëjë të trembemi: qoftë e tyre, qoftë jona. /Shqiptarja.com

Tags: BrendaHolandamafieRoberto Saviano

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Siguria në shkolla, armatosen edhe mësuesit

Siguria në shkolla, armatosen edhe mësuesit

Detajet/ U gjet i vrarë në kanal, 34-vjeçari nga Mirdita përdorte dy emra

Detajet/ U gjet i vrarë në kanal, 34-vjeçari nga Mirdita përdorte dy emra

Pse jetojmë në një kohë të krizës së vlerave

Pse jetojmë në një kohë të krizës së vlerave







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Kurthe procedurale”, nga qelia ish-ministri Beqaj kundër procedurës së sekuestrimit të sendeve
Aktualitet

Kurthe procedurale”, nga qelia ish-ministri Beqaj kundër procedurës së sekuestrimit të sendeve

by mirseda
11:01 | 13/04/2026
0

Ish-ministri Ilir Beqaj, përmes përfaqësuesit të tij ligjor Ermal Yzeiraj, në një reagim publik në rrjete sociale...

Mos u mashtroni nga dielli! Ja si do “përmbyset” moti në disa zona të vendit për ditën e sotme

Mos u mashtroni nga dielli! Ja si do “përmbyset” moti në disa zona të vendit për ditën e sotme

09:38 | 13/04/2026
DW: Pavarësia e gjyqësorit në Serbi nën presion të vazhdueshëm

DW: Pavarësia e gjyqësorit në Serbi nën presion të vazhdueshëm

08:53 | 13/04/2026
Fundi i epokës Orban, arsyet që sollën rrëzimin nga pushteti 16-vjeçar

Fundi i epokës Orban, arsyet që sollën rrëzimin nga pushteti 16-vjeçar

08:50 | 13/04/2026
Rritet çmimi i naftës, ja sa dollarë kushton fuçia

Rritet çmimi i naftës, ja sa dollarë kushton fuçia

08:47 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com