E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Talibanët përdorin gaz lotsjellës ndaj grave protestuese

Militantët talibanë të shtunën (4 shtator) kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë shkrepur të shtëna paralajmëruese me armë zjarri në drejtim të dhjetëra grave afgane, të cilat në Kabul po protestonin për të drejta të barabarta.

Raportohet se të paktën një grua u plagos. Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte sesi një gruaje i rridhte gjak nga një plagë në kokë.


Gratë afgane kanë mbajtur protesta gjatë dy ditëve të fundit, duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci.

Një tubim i ngjashëm u mbajt në fillim të kësaj jave në qytetin perëndimor të Heratit.

Më 4 shtator, gratë protestuese u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul dhe mbajtën pankarta ku shkruhej: “Ne nuk jemi gra të viteve 90-ta”.

Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan sesi gratë u përballën me talibanët e armatosur.

Disa gra mund të shiheshin duke u kollitur nga gazi lotsjellës, ndërsa disa të tjera thanë se ishin rrahur.

Grupi militant ka thënë se do të respektojë të drejtat e grave, sipas rregullave të ligjit islamik- Sheriatit.

Një udhëheqës i lartë taliban, Sher Mohammad Abbass Stanekzai, i tha BBC-së më 31 gusht se ai nuk mendonte se gratë do të emëroheshin në poste të larta në qeverinë e tyre, por tha se ato do të kenë një rol.

Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talibanëve.

Pasi morën kontrollin e Afganistanit pas 20 vjetësh të prezencës së huaj ushtarake, talibanët tani janë nën vëzhgimin e udhëheqësve perëndimorë nëse kanë ndryshuar, përfshirë edhe mënyrën se si i trajtojnë vajzat dhe gratë.

Shumë vende dhe organizata kanë shprehur dyshime në lidhje me premtimet e talibanëve se kësaj rradhe do të sundojnë ndryshe. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...