Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Talibanët janë në Dajt dhe duan të flasin me Rrugën e Elbasanit”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të mos e ngatërrojmë “hallin” e PD me hallin e demokracisë

Nga: Mero Baze

Partia Demokratike është përfshirë në një debat në distancë me Sali Berishën dhe strukturën e tij paralele, rreth legjitimitetit të aksionit të Berishës për të grumbulluar nënshkrime për të thirrur një Kuvend të PD.

Debati filloi kur Sali Berisha paraqiti një pirg me letra të printuara dhe i prezantoi ato si nënshkrime delegatësh që do të mbahen sekret deri në mbajtjen e Kuvendit në kasafortën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD.

Partia Demokratike po akuzon Berishën se po luan blofin me firmat, dhe po shpik një statut të ri të PD për procedurën e mbledhjes së Kuvendit.

Në fakt e vërteta nuk besoj se është kështu. Unë besoj se Sali Berisha i ka firmat e duhura aq sa duhen për të nisur procedurën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. I ka së paku 1800 firma. Po ashtu ai e di dhe procedurën se si mblidhet Kuvendi. Por ai nuk do të mbledh një Kuvend legjitim, dhe nuk do të bëj publik emrat e ushtarëve të tij në këtë betejë.

Rruga e duhur është që nënshkrimet dorëzohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm dhe kur legjitimohet kërkesa për mbledhjen e Kuvendit, atëherë ajo kalon për shqyrtim në hallka të tjera ku kërkohet motivi, ndryshimet përse duhet të mblidhet. Formularët e paraqitur në publik flasin për ndryshim të statutit të PD. Që Kuvendi të ndryshoj statutin, ndryshimet po ashtu duhet të kalojnë një procedura që e përcakton neni 60 i statutit të PD, ku duhet të ngrihet Komisioni i Përhershëm i Statutit, nga 7 anëtare titullarë dhe dy anëtarë ndihmës.

Pra Sali Berisha e di procedurën. E di që firmat duhet ti dorëzoj tek Sekretari i Përgjithshëm, e di që duhet të kalojë në procedurë kërkesat për ndryshim në statut dhe hallka të tjera deri tek miratimi për mbledhjen e kuvendit nga Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.

Sali Berisha e di këtë rrugë. Por atij nuk i intereson një Kuvend legjitim sipas rregullave, pasi rreziku më i madh që i vjen nga ky kuvend, është se i ikën armiku me të cilën maskon betejën me SHBA.

Rruga që ka nisur Sali Berisha realisht është rruga për krijimin e një partie tjetër, një qartësisht antiamerikane, sovraniste, plus ato broçkullat e tjera të soroizmit.

Por më shumë se gjithçka atij i duhet të shtyjë konfliktin në kohë, të jetë në betejë kundër SHAB dhe të mos e finalizoj betejën me Lulzim Bashen, duke i marrë partinë, por duke u përpjekur të imponojë një kuvend të paligjshëm që e di që nuk do ti njihet.

Praktikisht ai kërkon tu thotë amerikanëve se kam një ushtri të tërë demokratësh në këmbë dhe kemi rrethuar Tiranën “dhe dua të flasim”! Pak a shumë është duke thënë: “Talibanët kanë zënë Malin e Dajtit. Duan të flasin me Rrugën e Elbasanit”.

Problemi është se askush nuk do të flas dhe të pijë kafe me të. Dhe kjo do ta bëj këtë betejë të gjatë në kohë. Berishës do ti duhet ti mbaj gjatë talibanët e tij në këmbë për të treguar që nuk dorëzohet kollaj. Duke i mbajtur në këmbë, duke i inkriminuar kundër SHBA, duke i bërë vulnerabel në opinionin publik, ai do ti kthej mbështetësit e tij nga njerëz të inatosur me Lulin, në njerëz të inatosur me SHBA dhe kamikazë të tij.

Ky është qëllimi final. Mos prisni as 11 Dhjetorin e këtij viti as të vitit tjetër. Talibanët do rijnë gjatë në Dajt duke pritur zbarkimin në Tiranë. Dhe nuk kanë për të hyrë kurrë bashkë, por vetëm një nga një të dëshpëruar dhe penduar që morën mend e një njeriu, që i përdori në fund të jetës si truproja të varrit të tij politik.

Tags: mero bazePDsali berisha

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Përshkallëzohet tensioni në kufi mes këtyre dy shteteve të fuqishme

Përshkallëzohet tensioni në kufi mes këtyre dy shteteve të fuqishme

Vorë/ Kush është i riu që tentoi vetëvras*en

Gjendet i pajetë në makinën e tij një 24-vjeçar në Tiranë, zbardhen dyshimet

COP26: Drafti i ri i marrëveshjes për klimën, nxit thirrjen për veprim urgjent

COP26: Drafti i ri i marrëveshjes për klimën, nxit thirrjen për veprim urgjent

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s
Bota

Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s

by mirseda
15:16 | 29/09/2025
0

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Operative Rezervë Turke ka mbërritur në Kosovë...

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

15:14 | 29/09/2025
SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

15:10 | 29/09/2025
Opozita braktis sërish seancën plenare

Opozita braktis sërish seancën plenare

15:05 | 29/09/2025
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim autori

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim autori

14:38 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com