Cristian Panucci i dha hapësirë në Kombëtaren A, pasi e kishte vëzhguar dhe kishte besimin se talenti i tij është i madh. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të kombëtares Shpresa, Emanuele Ndoji. Ai tashmë është piketuar nga një ekip në Serie A pavarësisht se është në një moshë të re dhe nuk ka eksperiencë në elitën e futbollit italian. Sampdoria është ekipi që e ka kërkuar dhe e ndjek nga afër prej disa kohësh mesfushorin kuqezi.Lojtari i cili është rritur tek akademia e Romës, ka luajtur rregullisht në dy sezonet e fundit te Breshia në Serie B dhe, ndonëse nuk ka arritur të provojë elitën e futbollit italian, ka shumë skuadra të cilat kanë shfaqur interesim për të. Për këtë arsye, drejtori sportiv i Sampdorias, Carlo Osti, ka qenë i pranishëm në ndeshjen mes Citadella-s dhe Brescia-s për të parë nga afër futbollistin shqiptar.
Duke pasur parasysh strategjinë që ndjek ekipi i Sampdorias, duke afruar gjithmonë talente në një moshë të re dhe duke u dhënë hapësirën e duhur i bën që të shpërthejnë. Kjo të bën të besosh se edhe me Ndojin do të jetë e njëjta skemë, pasi shqiptari ka një talent që admirohet nga shumë ekipe.