Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Talebanët sulmojnë bazën ushtarake në Afganistan, vriten rreth 30 ushtarë

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Kryengritësit talebanë sulmuan një bazë ushtarake të rëndësishme në Afganistanin verilindor, duke vrarë të paktën 30 ushtarë dhe plagosur 17 të tjerë.

Zyrtarët i thanë Zërit e Amerikës se sulmi i befasishëm para agimit në distriktin e Kharaj Ghar të provincën Takhar u mundësoi rebelëve të konfiskonin të gjitha pajisjet ushtarake që ndodheshin në bazën e Armatës Kombëtare Afgane (ANA).

Zëdhënësi i qeverisë së provincës Sunatullah Timoori tha se pas sulmit në zonë shpërthyen përleshje të ashpra të armatosura dhe se forcat tokësore afgane u mbështetën nga ato ajrore në një përpjekje për të zmbrapsur kryengritësit.

Sipas disa njoftimeve, 40 pjesëtarë të forcave qeveritare humbën jetën.

Sipas zyrtarëve të ushtrisë afgane e ashtuquajtura “Njësia e Kuqe”, forca komando e talebanëve e kreu sulmin duke përdorur syze të posaçme për të parë natën.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid tha se luftëtarët e grupit vendosën kontrollin në 11 vend-strehime të sigurisë, përpara se të futeshin në bazën e ANA-s.

Në një deklaratë dërguar gazetarëve, Mujahid pohoi se si pasojë e ofensivës kryengritëse ishin vrarë më shumë se 70 ushtarë afganë, ishin konfiskuar disa tanke dhe automjete të blinduara përfshirë dhe armë, megjithëse pretendimet e talebanëve kanë treguar shpesh se janë të fryra në shifra.

Në një deklaratë të ministrisë afgane të mbrojtjes u tha se sulmet ajrore synonin një takim të profilit të lartë të talebanëve në provincën juglindore Ghazni, ku u vranë 24 kryengritës dhe u plagosën 17 të tjerë, transmeton voa.

Sipas deklaratës, mes të plagosurve ishin disa komandantë kryesorë të rebelëve, përfshirë Amir Khan Mutaqi, një ish-ministër taliban gjatë 1996-2001, kohë kur grupi islamik kishte në kontroll shumicën e Afganistanit.

Tags: 30 ushtarëbazënnë Afganistanrrethsulmojnëtalebanetushtarakevriten

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin: Është shkelur armëpushimi

10:32 | 08/06/2026
Bota

Sulm me thikë në New York, pesë të plagosur

10:00 | 08/06/2026
Next Post

Mandzukic mes lotësh: Nuk dija çfarë të bëja, nuk më dukej e vërtetë

Vettingu/Gjyqtari i Kushtetueses ‘i pastër’, por pasuria e së bijës problem

Gega e nis me humbje, Partizani mposhtet nga Maribor







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com